Studentët nga zona autonome u inkuadruan në emisionin e Jankos (VIDEO)

Një aksion i radhës por edhe qesharak nga zona autonome. Studentët që kanë kaluar natën e parë në Fakultetin Filologjik në Shkup janë inkuadruar drejtpërdrejt në emisionin e Janko Iloskit.

Një student i prezantuar si Gjorgji, është paraqitur nëpërmjet rrjetit social Skype duke deklaruar se është shumë i shqetësuar pasi që nuk mund të shkojë në fakultet, ai më herët ka kërkuar nga udhëheqësi që ta inkuadrojë direkt në emision.

Udhëheqësi e pranon thirrjen e studentit duke e inkuadruar drejtpërdrejt.

Pas një bisede të shkurtër, ku studenti flet në mënyrë naive se sa është i revoltuar nga okupimi i fakultetit, i thotë Jankos se dikush do shumë atë ta përshëndes dhe kthen kamerën nga studentët e Plenumit të cilët me bërtima dhe fishkëllima përshëndetën udhëheqësin.

Lajme të ngjashme

Back to top button