(AUDIO) Ja çfarë flasin liderët shqiptarë, Gruevski ka përgjuar edhe bisedat private

Nga bisedat e përgjuara ku dëgjohet zëri i liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish lideri I RDK-së, Rufi Osmanit, dëgjohet qartë se përgjime janë bërë edhe për biseda shumë private. Nga audioja dëgjohen komunikime shumë private të liderëve shqiptarë të cilët nuk tregojnë për ndonjë aferë të caktuar.

Demonstrimi i këtyre përgjimeve tregon se Mijallkovi dhe Gruevski janë futur thellë në përgjimin e funksionarëve edhe për biseda të cilët janë shumë private.

Portalb ju sjellë shkurtimisht nga ajo që dëgjohet në audion e përgjimeve të tre liderëve politik shqiptarë. Në video fillimisht është biseda mes ministres Gordana Jankullovska dhe ministrit Zoran Stavreski. Më pas nga minuta e 15.57 fillon biseda e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit, Rufi Osmanit, Ljupço Georgievskit.

Ali Ahmeti duke folur me një person i quajtur Fatmir.

Ahmeti: A më dëgjon Fatmir?
Ftamir: Po
Ahmeti: Si e vlerësoni ju edhe me Irfanin të shkojmë edhe diku jashtë nëse ka nevojë?
Fatmir: Tash për tash ta kalojmë këtë punë, këtë situatë dhasht zoti mos të nevoijtet ndonjë operacion…. me enët e gjakut…..

Edhe biseda e përgjuar e Menduh Thacit është shumë private me përgjigje të shkurtëra.

Shoku: O shef, ku je?
Menduh Thaçi (në serbisht): Nemoj da me uznemiravas (Mos më lodh në këtë telefon)
Menduh Thaçi (në serbisht): Gjde si bre, sta, radis ( Ku je?)
Shoku: Mirë…

Rufi osmani duke biseduar me personin Bujar, që në bazë të asaj që dëgjohet duhet të ketë qenë ndonjë gazetarë.

Personi: Profesor?
Osmani: Urdhëro Bujar
Personi: Desha një deklaratë vetëm në maqedonisht….

Lajme të ngjashme

Back to top button