Prokuroria ka ndaluar publikimin e videove nga rasti “Puç”

„Prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, sipas kompetencave që ka do të kryejë hetime lidhur me faktet dhe rrethanat se si materialet nga takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, kanë arritur tek mediat”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Maqedonisë.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë konstaton se është e nevojshme të theksohet se publikimi i materialeve që mund të jenë subjekt i procedurave të mëtutjeshme penale është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj “, thuhet në deklaratë.

Nga Prokuroria bëjnë apel që të ndërpritet publikimi i video incizimeve të mëtutjeshme.

“Të ndalohet menjëherë publikimi dhe emetimi I këtyre materialeve”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Back to top button