BE: Jemi të shqetësuar për gjendjen politike në Maqedoni

Shërbimi Evropian për politikë të jashtme sërish me reagim për ngjarjet e fundit në Maqedoni lidhur me akuzën kundër liderit të opozitës maqedonase në aksionin “Puç”.

“Të shtunën shprehëm shqetësimin tonë për ngjarjet e fundit ën Maqedoni. Komisioni nuk komenton hetimet pa u përfunduar. Mirëpo, BE është shumë e qartë rreth parimeve mbi të cilat duhet të bazohen hetimet penale. Por më shumë jemi të shqetësuar me situatën në vend. Mënyra se si këto ngjarje ishin menaxhuar gjatë vikendit dhe mungesa e mbulimit të balancuar në mediume, kanë përforcuar këtë shqetësim. Më lejoni që të përsëris shqetësimin e BE-së të shprehur në raportin e progresit lidhur me partizimin dhe perceptimin e drejtësisë selective. Për këtë qëllim është shumë e rëndësishme që hetimi të udhëhiqet në mënyrë transparente dhe duke respektuar plotësisht procesin e drejtë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë”, deklaroi shefja për punë të jashtme pranë BE-së Federika Mogerini,

Lajme të ngjashme

Back to top button