Ambasada e SHBA-ve shpreh shqetësimet e saj për padinë kundër Zoran Zaevit

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, përmes një komunikimi për media, shpreh shqetësimet e saj në lidhje me padinë kundër liderit të opozitës Zoran Zaev.

“Ambasada e SHBA-ve po ndjek me shqetësim rastin penal kundër kreut të opozitës Zoran Zaev dhe arrestimin e tre personave të tjerë nën akuzën se kanë bërë përpjekje të kërcënojnë rendin kushtetues.

Ftojmë autoritetet që në rrjedhën e mëtejme të rastit të përmbushin standardet më të larta të sundimit të ligjit, transparencës, drejtësisë, të mbrojtjes së fjalës së lirë, si dhe të pavarësisë së gjyqësorit me qëllim sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Back to top button