Si në filma, Stresi i ik policisë duke u hedhur nga kati i dytë

Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si ‘Stresi’, duket se ka sërish probleme me ligjin.

BalkanWeb njofton se reperi është ndaluar sot (e shtunë) nga policia në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Mirëpo, kur është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 3 në Tiranë, këngëtari është hedhur nga dritarja e katit të dytë dhe më pas ka humbur gjurmët.

Bëhet e ditur se Policia ka filluar një hetim të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për punonjësit e policisë së Komisariatit 3 dhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë arrestimit.

Kujtojmë që në nëntor të vitit 2012, Stresi u ndalua nga policia për armëmbajtje pa leje në automjetin e tij dhe me një sasi të mjaftueshme lëndësh narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button