Padi penale për spiunim kundër Zoran Zaevit

Në aksionin policor  “Puç”, dyshohet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili bashkë me Zoran Verushevskin  që u arrestua para dy javësh, akuzohet për tentim dhe cenim të rendit kushtetues dhe për marrje jodemokratike të pushtetit, përkatësisht mospërfillje të vullnetit të qytetarëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në hetimet e deritanishme është konstatuar se personat e dyshuar, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të paligjshme të përndjekjes dhe spiunimit dhe me kërcënime ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, do të duan të bëjnë përmbysje dhe të ofrojnë shërbime të tjera.

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, Zaev denjohet se personalisht dhe në biseda më 28/09/2014, më 09.10.2014, dhe më 17.11.2014) me Nikola Gruecskin, i është kërcënuar se ka prova me karakter komprometues për funksionarë në funksione publike, funksione zyrtare dhe shtetërorë në RM. Kërcënimin e ka konkretizuar me atë që nga ai si kryetar i Qeverisë dhe partisë politike VMRO-DPMNE, ka kërkuar që t’i pranojë kërkesat e tij për krijimin e “qeverisë teknike”, dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Në kthim i denoncuari ka premtuar se nuk do t’i bëj publike të dhënat. Sipas MPB-së këto të dhëna, Zaevi  i ka marrë nga Verushevski me të cilin disa herë është takuar fshehurazi, me ndërmjetësim dhe me ndihmë të të denoncuarit të katërt, biznesmen lokal nga  komuna e Strumicës. Në këtë aksion, e dyshuara e dytë është bashkëshortja e Verushevskit e cila akuzohet se  ka ndihmuar në kryerjen e këtyre veprave.

“Nga analizat dhe ekspertizat e bëra deri më tani, janë gjetur prova dhe dokumente me të cilat tregojnë se ka bazë dyshimi për veprat penale të realizuara. Në përmbajtjen e të dhënave elektronike, u gjetën edhe informacione të cilat dëshmojnë për transkribim të dokumenteve nga bisedat realizuara ndërmjet më shumë personave nga jeta  politiko- shoqërore në Republikën e Maqedonisë, dokumente të koduara nga më shumë institucione të shtetit, dokumente zyrtare nga korrespodenca me shtet e tjera, dokumente nga hetime të realizuara nga instancat gjyqësore të R.M-së, padi penale dhe raporte të tjera nga persona fizik dhe juridik, të dorëzuar në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë, biseda  zyrtare  nga subjekte juridike nga vendi dhe jashtë vendit. Për shkak të përmbajtjes voluminoze të informacioneve digjitale, analizat do të vazhdojnë edhe në ardhmen, me kontroll  dhe mbikëqyrje të prokurorit publik. Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup , nga 26 janari i vitit 2015, është konfiskuar edhe një kompjuter nga Stopanska Banka AD Shkup, që kanë përdorur, në të cilin ka pasur qasje  bashkëshortja e të denoncuarit të para, që gjithashtu është dërguar raport në prokurorin publik kompetent. Sot shërbimet e policisë me urdhër të gjykatësit, me procedurë paraprake, në Strumicë kanë bërë bastisje në shtëpinë dhe në objektet e tjera të të denoncuarit të tretë. Gjatë bastisjes në shtëpi, në dhomën e mysafirëve, u gjet edhe e denoncuara e dytë, e cila në momentin kur ka parë forcat e policisë, menjëherë ngjarja është dokumentuar dhe pjesa e jashtme e shtëpisë ka qenë në nivel të lartë të sigurisë. Gjatë bastisjes, me vërtetim janë marrë sende, janë konfiskuar 3 laptop , një kompjuter personal dhe 20 telefona celularë. Bastisja akoma vazhdon, thuhet në njoftimin MPB-së.

Jozyrtarisht siç njofton Meta nga burime pranë Prokurorisë publike, Zoran Zaevi nuk do të arrestohet por do ti merret pasaporta.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button