MASH kërkon me ç’do kusht testim, nxënësit bojkotojnë atë

Në Komunën e Tetovës dhe të Kumanovës gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar testimi ekstern për nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme.

Madje nxënësit shqiptarë të vitit të katërt të Gjimnazit të Tetovës të përkrahur nga nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë dhe të Ekonomisë, kanë bojkotuar testimin duke theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e testimit ekstern.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) apelon deri tek drejtuesit e shkollave të mesme, deri tek anëtarët e SASHK-ut dhe të gjithë subjektet e përfshira në realizimin e procesit të vlerësimit ekstern, që t’ju mundësohet nxënësve të cilët kanë arritur nëpër shkolla në terminet e paracaktuara,  pa ndërprerje ta realizojnë obligimin e tyre shkollor dhe ligjor.

“Sipas informatave nga qendrat e thirjes dhe testatorët e vëzhguesit e angazhuar  në shkollën e mesme bujqësore, “Kiro Burnaz” në komunën e Kumanovës, nxënësve të cilët kanë arritur në shkollë, u është  pamundësuar të testohen, apo  ti verifikojnë njohuritë që është në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe rregulloreve ligjore në Republikën e Maqedonisë. Probleme me nxënësit janë identifikuar edhe në shkollat e mesme në Komunën e Tetovës. Kjo shkakton dëme të drejtpërdrejtë në lidhje me procesin arsimor të nxënësve dhe përfshin kufizimin e së drejtës për arsim të mëtutjeshëm, apo regjistrimin dhe formalizimin e arsimit të lartë. Prandaj u bëjmë thirje anëtarëve të SASHK-ut dhe të gjithë personave tjerë përgjegjës në procesin arsimor , që të mos eksperimentojnë me nxënësit, të mos i keqpërdorin, të mos luajnë me fatet e tyre dhe aktivitetet ti realizojnë në mënyrën e cila nuk do të shkaktojë pasoja në arsimimin e tyre”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

LEXO MË SHUMË:

Si u kërcënuan nxënësit e Gjimnazit të Tetovës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Back to top button