BFI prezanton planin për risocializimin e atyre që luftojnë jashtë

Plani I BFI-së për risocializim që  ia prezantoi ambasadores franceze Lorens Oer  dhe institucioneve tjera ndërkombëtare përfaqëson plotësimin e asaj që parashihet në ndryshimet e Kodit Penal me të cilën parashikohet burgim për ata të cilët luftojnë jashtë vendit, thotë kryetari I BFI-së Reis Ulema Sulejman Haxhi Rexhepi.
.
Më konkretisht, BFI propozon që ata të punojnë në preventivë dhe kthimin e  nënshtetasve të Maqedoni nga konfliktet e armatosura, risocializim të familjeve, fëmijët e të cilëve kanë ikur dhe promovim i Islamit si religjion i paqes. Ata të cilët veçse kanë marr pjesë në luftë të huaj, sipas Rexhepi, duhet të përgjigjen sipas ligjit, por me ato duhet punuar, pasi që janë të traumatizuar.

“Në të gjitha vendet Evropiane ne kemi imamë tanë. Ata nuk punojnë vetëm me njerëzit në xhami, në qendra, ata punojnë edhe nëpër burgje, që d.m.th se ne jemi të përgatitur me atë program të veprojmë me një qëllim fisnik, me një shpresë se diçka do të bëjmë në atë plan”, theksoi Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button