46 milion euro do të shpenzohen për ‘Shkupi 2014’ në 2015-tën!

‘Shkupi 2014’ vazhdon edhe në 2015-tën! Projekti kundërthënës qeveritar “Shkupi 2014” nuk ka përfunduar në vitin 2014-të. Sipas Lidhjes social-demokrate ky projekt i  pa fund vazhdon edhe këtë vit ndërsa autori i tij është po i njëjti- Nikolla Gruevski, por dallon vetëm zbatuesi pasi këtë herë është kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski. Sipas LSDM-së, në vitin 2015-të, përmes qytetit për projektin “Shkupi 2014” do të shpenzohen 46 milion ero. Do të jepen mjete për rrotën panoramike, fasada të reja barok dhe ndërtesa, për shatërvanë dhe shesh si dhe për një karusel të ri.

Nga LSDM thonë se qytetarët e Shkupit kanë prioritete tjera shumë më të mëdha sesa andaj propozojnë që mjetet të destinohen për qëllime tjera.

“Financim të masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, shkollë të re të mesme në Aerodrom, ujësjellës për ato pjesë të qytetit që ende nuk marrin ujë nga ujësjellësi qendrorë, subvencioneve për efikasitet energjetik, transport falas publik për studentët çdo ditë dhe ndërtimin e stacionit filtrues”, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Nga LSDM kërkuan që nëse nuk realizohen këto kërkesa, atëherë të paktën të ndërtohet trafik nëntokësorë në qendër të Shkupit që kushton 50 milion euro e prej të cilit Koce Trajanovski, sipas LSDM-së, është dorëzuar në llogari të luksit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button