Vetura me të cilën udhëtonte Ali Ahmeti pëson aksident
Vetura me të cilën udhëtonte kryetari i BDI-së për të takuar kryetarin e parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta është aksidentuar . Jo zyrtarisht mësohet se ka pësuar aksident në magjistralen Kërçovë-Gostivar.
Jo zyrtarisht merret vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikës pagesore në Gostivar, ndërsa lideri Ahmeti është dërguar në spitalin e Tetovës.
Akoma nuk dihet se i ç ‘niveli ka qenë aksidenti , shkaku i tij dhe çfarë lëndimesh ka marrë Ahmeti.