Fadil Arsllani: S’kam të bëj me punë ilegale

Fadil Arsllani nëpërmjet portalit Shqipmedia, dematon lajmin e publikuar në gazetën e përditshme “Dnevnik” se i ka ikur policisë. Ai thekson se aspak nuk i njeh personat e arrestuar gjatë aksion të djeshëm policor “Cekani” në Gostivar dhe kurrë nuk ka patur me asnjërin asnjë lloj bashkëpunimi.

Më tej Fadil Arsllani për portalin Shqipmedia thotë se ai nuk merret me punë ilegale dhe se ka pension mujor prej 5000 frangave zvicrane (gati 20 vite), ndërsa ka marr edhe dëmshpërblim në vlerë prej 300.000 frangave zvicrane nga shteti Zvicran dhe me të njëjtat nëse dëshiron mund të ndërtoj shtëpi e të blej vetura për çdo vit. Ai gjatë qëndrimit në Zvicër ka patur disa investime, poashtu ka menaxhuar edhe një diskotekë dhe ka punuar me korrektësi, ndërsa më vonë investimet i ka bartur në Maqedoni. Përvec kësaj, edhe babai i Fadil Arsllanit i cili jeton me të, mbi 40 vite ka punuar në Gjermani, ndërsa tani merr pension gjerman.

Ai apelon që policia të nxjerr në publik raportin e vërtet të bastisjes me ç’rast në pronat e tij nuk është gjetur as armatim, as drogë, asgjë të dyshimtë, ndërsa “falemenderon” policinë që pa prezencën e tij e kanë thyer hotelin.

Fadil Arsllani thotë se ai punon me njerëz familjar dhe mysafir në hotelin e tij në Mavrovë “Golden Place” (e cila ka qenë në shitje dhe të njetën e ka ble në mënyrë legale nga pronari i mëparshëm i cili është nga fshati Vrutok dhe të njetën mund ta konfirmoj edhe vetë ai) janë të etnive të ndryshme, si: shqiptar, maqedon, turq dhe nacionalitete të tjerë dhe që të gjithë janë të kënaqur me punën dhe shërbimet e tij, pasi të gjithë kan qenë të mirëseardhur dhe të mirëpritur.

Ai thkeson se shumë shpejt e vërteta do të dal në shesh. Ai gjithashtu potencon se bashkëshortja e tij është me diplomë universitare.

Fadil Arsllani potencon se nuk meret me punë të këqija, ndërsa pohon se punon me djers dhe Zoti i ndihmon. Ai lut organet shtetërore, nëse dikush e ka inat apo e xhelozon dhe mundohet ti shkaktoj dëme, të mos merret me persona familjar, ndërsa beson se e vërteta së shpejti do të dal në shesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button