Mësimdhënësit kërkojnë prolongimin e dënimeve nga testimi ekstern

Procesi i dënimit të mësimdhënësve që bazohen në testimin ekstern të prolongohen këtë vit dhe të fillojnë me zbatim nga viti i ardhshëm shkollor. Ky është vlerësim i shumicës së mësimdhënësve dhe  kërkesë e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës. Për shkak se në të njëjtën kohë janë shpallë rezultatet nga testimi ekstern për dy vite shkollore, Sindikalistët kërkojnë që edhe këtë vit mësimdhënësit vetëm të këshillohen, por jo edhe të dënohen.  Sindikata kërkon përgatitje më të mirë të testimit nga viti i ardhshëm shkollor duke eliminuar të gjitha parregullsitë që u paraqitën në dy testimet e fundit, transmeton Alsat M.

Nga ana tjetër këshillat e shkollave kanë shqyrtuar ankesat e mësimdhënësve të dënuar për shkak të testimit ekstern. Ata kanë miratuar vendime dhe propozime konkrete për ndryshimin e ligjit të arsimit të mesëm dhe fillor. Të njëjtat i kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë që të shqyrtohet, ulja e pagës prej 15% pasi konsideron se është shumë e lartë, si dhe të modifikojë nenin 70a ku gjatë krahasimit të notës eksterne me notën e shënuar nga mësimdhënësi të merret parasysh edhe suksesi i përgjithshëm i nxënësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button