Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin inciativë për të blerë libra të ri

Viti i ri shkollor fillon të hënën kurse filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme edhe këtë vit do të mësojnë më librat që iu dhanë falas nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), pesë vite më parë.

Drejtorët e shkollave thonë se nuk ka lajmërim që librat do të ndërrohen edhe pse ato janë në gjendje të mjerueshme.

“Deri më tani nuk jemi informuar se do të bëhet ndryshimi i teksteve shkollore. Më herët na thanë se do të ndryshojnë vetëm librat për klasën e parë të dytë dhe të tretë, por nuk ma merr mendja që do të ndryshojnë sepse po të ishte ashtu deri më tash do të kishim ndonjë informacion”, tha për Portalb, Talat Sadiku, drejtor i shkollës fillore “Liria”, në Shkup.

Madje disa prindër shqiptarë kanë marrë iniciativën që vetë të sigurojnë libra të rinj për fëmijët e tyre.

Librat janë tërësisht të shkatërruar dhe me këto nuk mund të zhvillohet mësimi. Jemi në bisedime me prindërit tjerë dhe unë personalisht fëmijës tim do ja siguroj librat e rinj në të cilët do të mundet edhe të shkruaj edhe të mësojë pa u frikësuar se do t’i dëmtojë ato”, tha Agim Ajrullahu, prind fëmija i të cilit mëson pranë shkollës fillore “7 Marsi”, në Shkup.

“Përveç kualitetit që është në gjendje të mjerueshme dhe gjitha librat ndahen fletë fletë, gjithashtu edhe përmbajtja është skandaloze. Por të kishim mundësi dhe leje, nuk do t’i përdornim fare librat momental pa marrë parasysh se në çfarë gjendje janë. Tani ministrin e kemi shqiptarë është koha për reagim dhe zgjidhje të këtij problemi të kamotshëm”, tha Rufi Mehemti prind.

Nga ana tjetër, MASH-i hesht lidhur me këtë çështje, redaksia Portalb tentoi disa herë që të marrë informacion nga ky institucion po tani më disa ditë nuk ka asnjë përgjigje.

Ndërkaq jemi dëshmitarë se viteve të fundit kishte gabime të shumta dhe skandaloze në librat e gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve. Disa herë në publik është reaguar, por arriti të tërhiqet vetëm libri i Shoqërisë ndërkaq në përgatitje janë vetëm librat në dy lëndë dhe atë “Dituri natyre” dhe “Matematika” për klasat e para, dyta dhe treta.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button