Grupi: The Killers
Kënga: When you where young
Albumi: Sam's Town and Sawdust
The Killers janë një grup "alternative-rock" amerikan nga Las Vegas, Nevada që u themelua në vitin 2002. Muzika e tyre influencohet nga stilet muzikore te viteve 1980 - 1990. Dy albumet e para te grupit kane shitur mbi 12 milione kopje ne mbare boten. Ne nentor 2008 "The Killers" hodhën në treg albumin e tyre të tretë "Day & Age" ndërsa punojnë dhe në albumin e katërt.
Në vitin 2003 ata patën premierën e këngës "Mr. Brightside" në një show te radios BBC Radio 1 në Britaninë e Madhe. Më pas grupi shkoi në Londër dhe filloi te jepte shfaqje nëpër bare dhe klube.
Ndërkaq sot, për fat të keq është gjetur i vdekur saksofonisti Thomas 'Tommy' Marth në moshën 33-vjeç, i cili kishte kryer vetëvrasje me pistoletë. Tomi Mart në përbërjen e The Killers, në vitin 2008 dhe në vitin 2010 ishte pjesë e turneut botëror të grupit të famshëm.
Web faqja zyrtare e The Killers. /Portalb/
Komento