Bie ne humnere nje autobus me pasagjere ne aksin Tirane-Elbasan, ne vendin e quajtur "Qershite" ne qafen e Krrabës, ndërkohë që dyshohet se rreth 30 persona janë plagosur.
Sipas informacioneve të fundit autobusi me targa LB 31 56 ka dalë nga rruga rreth ores 16:30 duke përfunduar në greminë.
Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur transportimi i të lënduarve në Spital. Deri me tani ministria e Shendetesise ka bere me dije se nje pjese e te lenduarve jane derguar ne Spitalin e Elbasanit dhe gjendja e tyre paraqitet pa problem.
Nderkohe drejtuesit e qarkullimit rrugor kane nderprere levizjen e automjeteve ne Qafen e Krrabes.
Vetem pak jave me pare, nje tragjedi u regjistrua ne Himare, kur nje autobus me studente ra ne gremine, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, 11 vajzave te reja, shoferit dhe nje djali, i fejuari i nje prej vajzave qe udhetonin ne autobus. /T.CH
Komento