Intervista - Intervista

Familja Qerimi kërkon lirimin e Rexhailit nga burgu

Ish pjesëtari i UÇK-së Rexhail Qerimi është i dënuar me burgim të përjetshëm

N. V.     ( lexuar 1064 herë )     Shkup 10:12 25.04.2012
Kërkon lirimin e vëllaut nga burgu, Jetulla Qerimi

Kërkon lirimin e vëllaut nga burgu, Jetulla Qerimi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Familja e ish-ushtarit të UÇK-së Rexhail Qerimi, që Gjykata në Shkup e dënoi me burg të përjetshëm me akuzën se ka vrarë një pjesëtar të policisë, sërish ka apeluar që ai është i pafajshëm dhe ka kërkuar të përsëritet gjykimi. Në vijim lexoni intervistën.

1.Zoti Qerimi, na tregoni mundësisht se si qëndron fakti dhe realiteti në lidhje me ngjarjen e dhimbshme për ju, familjen tuaj dhe bashkëqytetarët, ku vëllai i juaj Rexhail Qerimi dënohet me burgim të përjetshëm, vendim ky që u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme?

Fillimisht ju falendëroj për intervistimin tuaj, respektivisht për shpalosjen dhe nxjerrjen në pah të realitetit të kësaj ngjarje makabër, e cila lidhet jo vetëm me fatin e vëllaut tim, po me fatin e të gjithë të burgosurve shqiptarë. Të falenderoj edhe për nxjerrjen nga terri medial të kësaj ngjarje, ngase këtu në Maqedoni, mediumet sikur hasin në vesh të shurdhër për këtë ngjarje dhe nuk tentojnë ta depluhurosin këtë ngjarje në prizma real dhe të vërtetë. Vëllau im ditën e vrasjes së policit të njësitit policor ALFA, i cili rastësisht ka qenë shqiptar, ka qenë në fashatin Opajë, këtë mund ta dëshmojnë bashkëfshatarët e tij dhe unë. Andaj nuk ka kurfarë mundësie që ai të jetë vrasësi. Mandej, ajo që të habit tej mase është marrja në pyetje pas vrasjes së fjalë të Rexhailit, si dhe lirimi i tij pas një kohe, marrja e të ashtuquajturit BRIC, pa kurrfarë nevoje, si dhe riardhja e njësiteve policore ALFA, pas një periudhe të caktuar kohore, arrestimi i tij me një brutalitet të paparë, i përcjellur me demolime të shtëpive, me maltretime të familjarëve, si dhe shashtrisja ndodh kur për të njëjtin rast bastisen me qindra familje, pra për një rast, maltretohen me qindra familje, thuaja se për një vrasje të një polici janë angazhuar qindra familje. Kjo ka për qëllim që të njollosë elementin shqiptar, si element destruktiv dhe të nxijë faktorin shqiptar këtu. Skenaret e tilla pokanë edhe sukses, ngase deri më tani kanë arritur që të poshtërsojnë faktorin politik shqiptar  në qeveri, ndërsa në burgjet maqedonase të githë të dënuarit me burgim të përjetshëm janë shqiptarë, si dhe së bashku me to e me të dënuarit e tjerë, janë pjesa dërmuese ish luftëtarë të kryengritjes çlirimtare të 2001.

A  jeni drejtuar për ndihmë partive politike shqiptare, e konkretisht partisë shqiptare në pushtet?

U jam drejtuar të gjitha partive politike shqiptare. Në opozitë kam pasur mundësinë të dëgjohem më lehtë dhe më mirë, mirëpo nga partia shqiptare në pushtet kam hasur në vesh të shurdhër. E gjithë kjo ngase ky është një proces shumë i ngjyrosur politikisht, andaj ata shmangen dhe i ikin përgjegjësisë. Kam kontaktuar me instanca të larta të OSBEsë dhe të misioneve të huaja, u kam treguar për këtë rast, ata kanë mbetur të shokuar dhe të tronditur nga ky gjykim i politizuar.

Pse të tronditur?

Të tronditur ngase kur u kam sqaruar se në procesin e gjykimit ndaj Rexhailit, nuk janë ekspozuar faktet e incizimeve të ndodhisë, respektivisht të vrasjes së policit, a ato incizime i kanë policia por nuk i nxjerrin në pah, kur u kam treguar se fillimthi ai është arrestuar, e më pas është liruar, për tu arrestuar dhe burgosur për së dyti, kur u kam treguar se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe terror, kur u kam treguar se për një rast janë bastisur me qindra familje shqiptare, atëherë ata janë stepur në vend.

Hapi i juaj i ardhshëm, cili do të jetë?

E kemi në plan të futemi në oborrin e selisë së partisë shqiptare në pushtet, për ti kërkuar zgjedhjen e problemeve tona dhe të familjeve tjera. Krejt kjo ngase e dijmë se Rexhaili është i pafajshëm dhe duhet rigjikuar si duhet drejt. Ne nuk kërkojmë amnesti, ngase amnestia është pranim faji, ne kërkojmë zgjidhjen e këtij lëmshi në formë të duhur, por nëse ata hezitojnë do të futemi në grevë urie e tërë familja. Njëherë e kemi provuar këtë po e braktisëm këtë ide për shkak të rrethanave. Por nuk do të hezitojmë të futemi përsëri, përfundimisht gjer në një epilog.

Ju faleminderit për kohën që ndatë.

Faleminderit juve, ngase jemi në terr informativ, disa herë kemi kërkuar të nxirren në ditare televizive reagimet tona, e së fundi edhe reagimi i bërë ndaj ministreshës Jankullovska, mirëpo përpos gazetave, një gjë të tillë televizionet nuk e kanë bërë, e posaçërisht ca televizione që shtirren se janë kombëtare, në emër, ndërsa janë skajshmërishtë të politizuara.

Ju falenderomë edhe juve si opinionist dhe analist për zbardhjen e këtij rasti dhe për ekspozimin e realitetit nëpër media, i cili realitet është në anën tonë.

Intervistoi - A.Ramadani /Portalb/

Komento

loading
loading
loading