Bota - Kosova

Foto nudo me mashtruesen, gjobë e shantazh kosovarit

Ngjarja, e cila ngjan me një skenar filmi, ka ndodhur më 1 shkurt 2012

E. Z     ( lexuar 531 herë )     Shqipëri 17:40 08.09.2012
Pikënisja e historisë ka qenë pikërisht gruaja e akuzuar, e cila besohet se kryente rolin e prostitutës, së paku në pamje të parë, në Durrës

Pikënisja e historisë ka qenë pikërisht gruaja e akuzuar, e cila besohet se kryente rolin e prostitutës, së paku në pamje të parë, në Durrës

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Një 70-vjeçar nga Kosova ka rënë pre e shantazhit me foto nudo në shkurt të këtij viti në Durrës, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur ngjarjen dhe së fundi ka finalizuar hetimet, shkruan sot e perditshmja Panorama.

Dy persona, një mashkull dhe një femër, dërgohen në gjyq me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë ndaj shtetasit nga Kosova, të cilit i kanë bërë presion me foto nudo në Durrës. Ngjarja, e cila ngjan me një skenar filmi, ka ndodhur më 1 shkurt 2012.
Të akuzuarit janë Teki Syla, 39 vjeç, nga Kukësi dhe Drita Sh., 48 vjeçe, banuese në Durrës.

Pikënisja e historisë ka qenë pikërisht gruaja e akuzuar, e cila besohet se kryente rolin e prostitutës, së paku në pamje të parë, në Durrës, derisa fuste në kurth klientët, citon Panorama./Indeksonline/

Komento

loading
loading
loading