Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për mbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
“E nderuara Zonja Presidente! Kam nderin e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të përzemërta për mbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Topi./Portalb
Komento