Bota - Kosova

Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt

Mbrojtja po vazhdon të thotë fjalën përfundimtare, kundër provave të paraqitura nga prokuroria

J. Zh.     ( lexuar 258 herë )       12:48 27.06.2012
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Në Gjykatën e Hagës po vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët akuzohen për kinse krime lufte të kryera në Kosovë, ku mbrojtja po vazhdon të thotë fjalën përfundimtare, kundër provave të paraqitura nga prokuroria.

Në ditën e tretë të seancës përmbyllëse, avokati mbrojtës i Idriz Balajt, Grey Smith, i cili ka thënë se një nga temat të cikat i ka paraqitur prokuroria, është e se Idriz Balaj ka qenë gjithmonë me Ramush Haradinaj, dhe se paku ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet ku ishte i pranishëm Haradinaj, ku Smith ka paraqitura provat, të cilat dëshmojnë se Balaj nuk ka marrë pjesë në disa nga këto takime.

Ndryshe, kjo është dita e tretë e seanca përmbyllës, e cila ishte paraparë të zgjaste vetëm dy ditë.

Pas përfundimit të seancës përmbyllëse, për rreth dy muaj më pas trupit gjykues do të marrë vendimin përfundimtar për këtë rast.
Ndryshe, kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vitin 2008 është shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë./Portalb

Komento

loading
loading
loading