Bota - Kosova

SHBA dhe BE: Serbia të pranojë realitetin në Kosovë

Philip Reeker, tha se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën dhe se udhëheqësit e saj nuk duhet të jenë peng i së kaluarës

J. Zh.     ( lexuar 369 herë )       21:37 09.06.2012
Philip Reeker

Philip Reeker

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Philip Reeker, tha se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën dhe se udhëheqësit e saj nuk duhet të jenë peng i së kaluarës.

Në një takim kushtuar integrimit evropian të rajonit të Ballkanit, të mbajtur në Sofje, Reecker tha se, SHBA-të dhe BE-ja kanë një vizion të përbashkët të integrimit rajonal të Evropës Juglindore në BE, dhe se situata në Ballkan nuk varet nga fuqitë e mëdha, por nga udhëheqësit lokalë.

Përfaqësuesi i ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore Nicolas Lambsdorff, tha se kandidatët për anëtarësim në BE, duhet të thonë haptazi se çfarë pritet prej tyre dhe në këtë drejtim theksoi se presidentit të sapozgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikolic me 14 qershor në Bruksel, duhet t’i thuhet hapur çfarë pritet prej tij, transmetojnë mediat.

Lambsdorff tha se Beogradi para së gjithash duhet t’i përmbushë marrëveshjet, sepse Beogradi deri më tani nuk ka qenë i gatshëm për t’i respektoj marrëveshjet e arritura më parë.

Ai ka thënë se në Bundestagun Gjerman do të jetë një situatë e re, kur në vitin 2014 Gjermania do të ketë më shumë ushtarë në Kosovë, sesa në Afganistan.

Ai ka shtuar se në ushtarët gjermanë shtihet me armë, kurse komandantin gjerman të KFOR-it “e krahasojnë me Hitlerin”, kurse në Beograd askush nuk reagon lidhur me këto.

Ndërsa ish-kryetari i Komisionit Evropian, Franco Frattini, ka thënë se ndërmjet BE-së dhe SHBA-ve nuk ka dallime në qëllimet e përgjithshme kur bëhet fjalë për rajonin dhe është angazhuar për më shumë respekt ndaj vendeve të rajonit dhe detyrat e tyre, të cilat i ka karakterizuar si “aspak të lehta”./Telegrafi

Komento

loading
loading
loading