Bota - Kosova

Cooper dënon sulmin ndaj konvojit serb

Ndërmjetësi në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj dy veturave të delegacionit serb në Prishtinë

M. K.     ( lexuar 239 herë )     Prishtinë 21:29 05.04.2012
Robert Cooper dënon sulmin ndaj delegacionit serb në Prishtinë

Robert Cooper dënon sulmin ndaj delegacionit serb në Prishtinë

Ndërmjetësi në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj dy veturave të delegacionit serb në Prishtinë. Në komunikatë thuhet se aktet e tilla nuk përputhen me frymën e dialogut dhe sqarohet se delegacioni serb ishte pjesë e grupit punues për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“BE-ja do të vazhdojë të lehtësojë dialogun Prishtinë-Beograd dhe të dy palët po takohen sot për zbatimin e mëtejshëm, sepse zbatimi një kërkesë kyçe për përparimin e secilës palë në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE:, thuhet pos tjerash në reagimin e Cooperit.

Marrë nga: info-kosova

Komento

loading
loading
loading