Kulturë & art - Libra

Del në web traileri i filmit mbi vrasjen e Bin Laden (VIDEO)

Ka dalë në internet traileri i filmit mbi fundin e Osama bin Laden, që mban titullin “Zero Dark Thirty”, vepër e regjisores fituese të çmimit Oscar, Kathryn Bigelow

B. A.     ( lexuar 864 herë )       22:17 08.08.2012
 Del në web traileri i filmit mbi vrasjen e Bin Laden

Del në web traileri i filmit mbi vrasjen e Bin Laden

Ka dalë në internet traileri i filmit mbi fundin e Osama bin Laden, që mban titullin “Zero Dark Thirty”, vepër e regjisores fituese të çmimit Oscar, Kathryn Bigelow.

Filmi është përqendruar në operacionin e skuadrës së Navy Seal, që pasi bastisi kompleksin e sheikut të terrorit në Abotabad të Pakistanit, më 2 maj 2011, e vrau atë me dy plumba në kokë.

Titulli, ka sqaruar vetë Bigelow, është një term ushtarak që do të thotë “30 minuta pas mesnate”, por që i referohet edhe fshehtësisë së misionit që në të vërtetë ka zgjatur plot 10 vjet.

“Zero Dark Thirty” do të dalë në kinematë e Shteteve të Bashkuara më 19 dhjetor, posaçërisht pas zgjedhjeve presidenciale, për të shuar frikën e politikanëve republikanë se filmi mund të influencojë zgjedhësit për të votuar presidentin Obama.

Që në fillim të vitit, kur filmi ishte ende në fazën embrionale, kishte nisur vala e kritikave të së djathtës pasi kishte zbuluar se administrata Obama i kishte dhënë informacione të rezervuara mbi operacionin e njësisë “Team 6” producentëve të filmit.

“Zero Dark Thirty” do të shpërndahet në kinematë amerikane nga “Columbia Pictures” dhe nga “Universal” në pjesën tjetër të botës. Mes aktorëve spikasin Jessica Chastain, Joel Edgerton, Mark Duplass dhe Mark Strong.

Komento

loading
loading
loading