Kulturë & art - Poezi

Lejeni të qetë

Poezi

E. Z     ( lexuar 1853 herë )       22:30 18.05.2012
Foto nga Zindy S.D. Nielsen

Foto nga Zindy S.D. Nielsen

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Lejeni të qetë

Lejeni të qetë, 
rehat me kujtimet e saja
se s'di më as krahët ti hapë
Le të kthehet më e urtë në shtëpi
Prej nga u nis kureshtare
le të kërkoje nëpër sirtar
Le ti shpalos kujtimet si libra të lexuar
për të rikujtuar 
apo ndoshta për të gjetur
ndonjë shenjë që ka paralajmëruar
grisjen e shpirtit
dhe dhimbjen

Por, dhe faleni atë, 
se ajo është e re
nata i ka fajet
me mendimet qe i sjell dhe me ndjenjat qe i fsheh
te errëta dhe joshëse
e udhëheqin aty ku ndihma nuk vjen
fatmirësisht një dite, 
drita do ta godas ne zemër
do ta prek me lumturi
me hamendje do të ndjejë gëzim
e habitur do ta shijojë serish
do të përshëndes diellin
e dashur
dhe shpirti e zemra
do të fillojnë rrugëtimin e ri
për një dashuri
qe nuk then zemër e nuk gris shpirt.

Komento

loading
loading
loading