I huaji
- Thuajmë, kë do më shumë,
njeri i mistershëm, atin, nënën,
motrën apo vëllanë?
- Nuk kam as atë, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë e tu?
- Tani po përdorni një fjalë të cilës
gjer më sot s’ia di kuptimin.
- Atdheun tënd?
- Nuk e di as se ku ndodhet.
- Bukurinë?
- Do ta doja me gjithë zemër,
perëndeshë dhe të pavdekshme.
- Arin?
- E urrej, sikurse ju urreni Zotin.
Epo atëherë çfarë do ti, i huaj i jashtëzakonshëm?
- Unë dua retë...
retë që përshkojnë qiellin...
atje tutje... atje tutje... të mrekullueshmet re!
Charles Baudelaire
Perktheu: Besiana Kadare
Komento