Oh grua, nuk di si munde të më mbash
në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu.
Më e t’merrshmja dhe e shkurtra që dëshira ime për ty
më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.
Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua
përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë
Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura
oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur
oh, përqafim i çmendur shprese e force,
në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.
E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar në buzë
Ky që fati im e më shtegtoi dëshira ime
me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të që anije, mbytje
I braktisur si skelat në agim
vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar
Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg
Është ora të nisem,
Oh i braktisur.
Pablo Neruda
Komento