Kulturë & art - Lajme

Rona Nishliut çmimi i dytë në festivalin rus

Zëri i Rona Nishliut për tre ditë ka jehuar live edhe në Rusi

B. A.     ( lexuar 488 herë )       20:44 10.07.2012
Zëri i Rona Nishliut për tre ditë ka jehuar live edhe në Rusi

Zëri i Rona Nishliut për tre ditë ka jehuar live edhe në Rusi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Zëri i Rona Nishliut për tre ditë ka jehuar live edhe në Rusi. Këngëtarja kosovare e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus” ka marrë çmimin e dytë në festivalin të njohur ndërkombëtar të muzikës “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, raporton “Koha Ditore”.

E aty kanë qenë edhe emra të mëdhenj të muzikës. Grupi “Simple Minds”, Michael Bolton e Eros Ramazzotti janë vetëm disa prej mysafirëve në festivalin i cili përmbylli maratonën treditore të dielën mbrëma. Sipas një njoftimi të “Eurosong Shqipëria”, anëtari i jurisë Turbo B., është përkulur para këngëtares nga Kosova, derisa është ngjitur në skenë për t’ia dorëzuar trofeun.

Këngëtarët e 17 shteteve pjesëmarrëse kanë garuar tri net, nga 6 deri më 8 e këtij muaji, dhe për çdo mbrëmje juria ka vlerësuar secilin këngëtar pas performimit. Në mbrëmjen e parë në edicionin e njëzetë të “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, zëri i saj u vlerësua si më profesionali i festivalit. Përveç muzikantit amerikan Turbo B, juria përbëhej edhe nga kantautorja Paula Abdul që ka një “Emmy Award” për koreografi dhe Dmitry Zakon.

Në festivalin që nxori fitues këngëtarin italian Gianni Fiorellino -  pos “Simple Minds”, Bolton e Ramazzotti - si mysafirë performuan edhe emra të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia e Mika. Përveç Shqipërisë, në mesin e 17 shteteve garuese kanë qenë Peru, Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibet.

Komento

loading
loading
loading