Këndi studentor - Fjala e studentit

A je për muhabet?

E ndez televizorin, sheh dy alamet burrash- njëri gazetar që i bije të parashtrojë pyetjen, tjetri analist që do duhej të përgjigjet, por që fatkeqsisht i kanë ndërruar rolet sepse analisti është racional. Paguhet të lobojë për Blunë ose Redin

E. Z     ( lexuar 1546 herë )       12:48 14.08.2012
Jona Neziri

Jona Neziri

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Kohët e fundit dëgjoj për intelektualë të vetë-shpallur, shtëpiake me kualifikime të larta (ata të fejsbukut tim e njohin pjesën tjetër të statusit me shtëpiaket andaj nuk po e zgjas akoma); ndëgjoj dhe për papuçarë që janë bërë intelektualë, po edhe prej atyre me lloç n’këpuca. Në tregun arsimor (më beso, funksionon hala më mirë se sa pazari i gjelbërt i qytetit tim), tezgaxhinjtë i kanë ulur çmimet;
Hajde bujrum, bëhu intelektual!

E këta intelektualët, i gjen ngado. Po vallahi, i gjen nëpër shkolla, të mesme, të shkurtëra dhe super të gjata. I gjen nëpër televizione, duke shitur pallavra për historinë e kombit. I gjen edhe në parlament! 

Oooh, aty i gjen me bollëk. Gjithsesi, që t’mos devijoj nga tema për muhabet, ajo që në këtë shkrim do t’doja ta komentoj quhet vetëdije. E që këta intelektualët e shquar të ndjehen pak më pak të mençur, shkrimi për lartmadhërinë e tyre fillon kështu:

Kur Zoti deshi të krijojë njeriun si mëkëmbës të vetin, engjujt iu kundërvunë kësaj, duke thënë se njeriu do të jetë i prirur për të keqen, por megjithatë “mëkëmbësinë” njeriu e pranoi. Poashtu, Zoti mbolli në shpirtin e njeriut aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja (XCL,8); por, që parimisht njerëzit nuk kanë sukses që në mënyrë precize ta dëshifrojnë këtë formulë të përjetshme në zemrën e tyre. E, meqë natyra njerëzore, e prirur nga devijimi i normave të caktuara, sot nuk përmban atë vetëdijen kolektive me të cilën fillimisht u krijua, e më pas u mësua ta shprishë. 

Nëqoftëse në çdo vend të botës, ekziston një farë vetëdijeje në masë, tek vendi im është formësuar denjësisht mekanizmi i brainwash-ingut. Po, po. Sikur në kokat tona (falë Zotit jo të gjitha intelektuale) është implantuar çipi me informacionin: 
Ha, pi, rri, ..., shih, ndëgjo, bëhu memec. 

Andaj, kakistrokracia, bashibuzukët, analfabetët intelektualë (që çke me të), kanë arrijtur në instrumentalizimin e karakteristikës sonë të vetme njerëzore: vetëdijes. E kur arrijnë të ndërhyjnë në kategorizimet tona (sepse të votosh apo mos të votosh është çështja; votën e ke të vjedhur), qullosin rendet e n’trajtë fekalie na servojnë pagën e fund-muajit. 
Ulet i shkreti qytetar i ndershëm në çajtore e qan dert me dosta, e thotë: “O burrë, çka me i ba faturës 5000 denarëshe kur rrogën e kam veç 150 euro”? 
Eh mik, bëhu dhe ti intelektual. 

Të shprehem si intelektualët tashi; teorikisht, kufiri i përceptueshmërisë së individëve në një tërësi sociale mund të jetë e ndryshme për nga forma, por padyshim që ka funksionin e njejtë. Mjeti që nxit përceptueshmërinë është (dhe duhet të jetë edhe te shqiptarët ma merr mendja) e njëllojtë edhe për çdo individ, me përjashtimin e rasteve kur individi vuan nga ndonjë skizofreni. (Në kllapa kjo: Një hesap i thjeshtë, ç’dalin shqiptarët si individë në këtë rast kur s’kuptohemi kolektivisht? Lëre fare.).

Të kuptosh veten, të kuptosh tjetrin, të ekzistosh, të veprosh; një lëvizje e vetme e njëllojtë me miliona të individëve tjerë, paraqet varësinë e lëvizjeve dhe proceseve njerëzore me anë të së cilave themelohet njohja e drejtpërdrejtë individuale mbi njohjen indirekte kolektive. Ose, për ata intelektualët që gjithmonë m’qortojnë për moskonkretësinë e qëllimshme, shkurt muhabeti del që n’masallën dhelpra e lagu apo s’e lagu bishtin, bëhet fjalë për dhelpër e jo për Nikollas Kulçedrën, dreqi e marrtë.

Njerëzit këtu, sikur kanë devijuar nga rregulli i një vetëdijeje kolektive duke anashkaluar plotësisht dhe vazhdimisht të kuptuarit analitik (intellection), andaj, nuk kemi intelektualë të plotë, bashkë me të kuptuarit e plotë (comprehension). Kështu, analistë me të “kuptuarit e tyre analitik” si dimension i mos-diturisë racionale, na shurdhojnë mbrëmjeve, të vetëquajtur analitikë. Ose, thënë përsëri ndryshe: E ndez televizorin, sheh dy alamet burrash- njëri gazetar që i bije të parashtrojë pyetjen, tjetri analist që do duhej të përgjigjet, por që fatkeqsisht i kanë ndërruar rolet sepse analisti është racional. Paguhet të lobojë për Blunë ose Redin.
Në dykuptimësinë e vetëdijes, është devijuar nga skema ku pyetësi, pyetja dhe i pyeturi nuk duhet të jenë identikë. 

“Tej ke bo kapital o axhë, unë luftoj me mbijetesën”.

Po marr si shembull regjimin fashist, i cili në këtë rast më vjen më i dashur konceptualisht. 
Fashizmi, të dashur intelektualë, në thelb i drejtohet forcave racionale të interesit personal, por i nxit dhe mobilizon forcat e errëta në njeriun, që në fjalorin praktik paraqet po të njëjtin objekt social që shfrytëzohet sot, vetëm të përmbysur nga ana tjetër. 

Kur fashizmi erdhi në pushtet, shumica e njerëzve edhe teorikisht edhe praktikisht ishin të papregaditur. Nuk ishin në gjendje të besonin se njeriu mund të tregojë aq prirje kah e keqja, aq lakmi për pushtet, asi mosrespektimi të të drejtave të të dobtëve dhe aso dëshire për nënshtrim. Vetëm disa ishin koshientë për gjëmimin e vullkanit që i paraprin shpërthimit të llavës. Niçe e shqetësoi optimizmin e vetëkënaqësisë të shek. 19, atë poashtu e bëri në një mënyrë tjetër Marksi. Si duket, ky muhabet nuk na duket i panjohtur. Intelektualët i njohin mirë “terroristët”. (Si nauk).

Axha Frojd thotë që, nëse një individ do të mbetet thellësisht statik kundrejt një shoqërie, ai e arrin këtë. Individi, thotë ai, mbetet i njëjtë ndërsa ndryshon vetëm nëse shoqëria ushtron një shtypje të madhe mbi vetëdijen e tij. 
Eh, o puça Frojd, edhe librat t’i kanë shkelur intelektualët, ashtu siç shkelin shumë punë të tjera. Opingat e kanë fajin, opingat.

Masalla n’shkallë, shkalla n’shkallë.

Komento

loading
loading
loading