Këndi studentor - Fjala e studentit

TI JE I KEEQ! TI JE SHQIPTAR!

Tani ju lë me shpresën dhe vullnetin e mirë sepse ata janë udhërrëfyes të mjaftueshëm, por një gjë duhet të ngelet e qartë, nuk pastrohet shtëpia nëse nuk fillohet prej qosheve

E. Z     ( lexuar 1072 herë )       17:43 03.05.2012
Nuk pastrohet shtëpia nëse nuk fillohet prej qosheve. Ferikan Iljazi

Nuk pastrohet shtëpia nëse nuk fillohet prej qosheve. Ferikan Iljazi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

  

Po ecja  e  humbur rrugës për në fakultet  në mes gjelbërimesh e  të qeshtura fëmijësh.
Po shijoja diellin qe lehtë prekte flokët e mi dhe mendoja për gjëra që sdo ti hynin askujt në punë.
Papritmas,  diçka e ngacmoi shqisën time të të dëgjuarit përbrenda.
Ishte duke u përmendur emri i kombit tim, nuk isha gabuar.

Ngela e habitur pasi që në atë pjesë të qytetit ka shum rrallë herë që mundesh të ndeshesh me fjalën shqipe por në fakt nuk ishte kjo "shqipe",  ishte simulim shqiptari në mënyrë përqeshjeje e urrejtjeje që moti skisha parë e dëgjuar nga goja e një fëmiu 3 vjeçarë.

" Ikkk nga un, largohu. Ti je i keq, ti je shqiptar. Hiqmuuu sysh shqiptari zi". ishin fjalët që sikur më plasën timpanin e veshit.

Shikova përreth në mos mundem të takoj me sy nënën e fëmiut e të shof reagimin e saj dhe vërtetë nuk gabova. Ajo e habitur pas bisedës që kishte me shoqet e saja tek ulësja e parkut, vetëm buzëqeshi dhe me ironi i tha fëmiut " luaj mamit,  mos u vra vetëm",  e ajo që doli nga goja e atij vogëlushi si duket nuk iu duk fare e pazakontë asaj "zonje të rëndë".

Nga ai çast më nuk di sa gjëra ma përshkuan kokën. Nga njëra anë dua bashkëjetesën, nga ana tjetër atë nuk mund ta kap se më ik çdo ditë e më shumë. Sikur nuk don të jetë ajo pjesë e jona.
Por më vjen keq që e ka të imponuar qëndrimin e saj të pa jetë  nga  organet   e BE-së që shohin shpresa tek ne,  por "ku edin kojshia se çka ka shpija".

Mbaj mend edhe un si fëmi tingëlloja ndoshta kështu..Ti o shkja dukë thënë,  por me po ato që "shaja" luaja tërë ditën. Pafajësia e fëmiut më preku shumë sepse flet atë që dëgjon, e kush më bukur së fëmiu di të imitoj të rriturit për tu ndjerë më i madh. Ajo atë e bën të ndjehet i madh por a thua si e bën të ndjehet shqiptarin e maqedonin kur në atë moment i dëgjon ato ofendime për të cilat janë humbur jeta vite e vite më herët. Tani pa turp e cenzurë në suaza të demokracisë së shtrëmbuar, kemi mundësinë të jemi arrogant e sharlatanë, por kemi edhe opcionin e të qenurit dyfytyrësh , e gjith kjo për hatër të shoqërisë e paqes në të që dita ditës po grumbullohet në një fuqi që vetëm sa si ka plasur fundi.

Nuk dua të tingëlloj si dikush që ndikohet nga fjala e një fëmiu por kjo ishte shkëndija që ndezi mendime të dikurshme, sepse... E gjeta edhe veten aty!

Nëse ata që duhet nesër të jenë shtylla e një shteti rriten nën frymë të tillë, pse e kërkojmë zgjidhjen atëherë në tjera fusha.. Këtu është zgjidhja që un e shoh.

Gjithçka fillon nga barku i nënës pra ,  jo më kot thuhet se fëmiu edukohet disa vite para  lindjes.
Tani ju lë me shpresën dhe vullnetin e mirë sepse ata janë udhërrëfyes të mjaftueshëm,  por një gjë duhet të ngelet e qartë, nuk pastrohet shtëpia nëse nuk fillohet prej qosheve.

FERIKAN ILJAZI
Studente 
Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun


Komento

loading
loading
loading