Kulturë & art - Religjion

Vlera e agjërimit

All-llahu i Lartësuar në librin e tij ka zbritur shumë citate të qarta të cilët nxisim njeriun për të agjëruar me qëllim që të afrohet tek All-llahu si dhe sqarojnë dobitë dhe vlerën e agjërimit

B. A.     ( lexuar 320 herë )       20:56 22.07.2012
All-llahu i Lartësuar në librin e tij ka zbritur shumë citate të qarta të cilët nxisim njeriun për të agjëruar me qëllim që të afrohet tek All-llahu si dhe sqarojnë dobitë dhe vlerën e agjërimit

All-llahu i Lartësuar në librin e tij ka zbritur shumë citate të qarta të cilët nxisim njeriun për të agjëruar me qëllim që të afrohet tek All-llahu si dhe sqarojnë dobitë dhe vlerën e agjërimit

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Agjërimi është prej adhurimeve më madhështore, është rruga dhe stolia e të devotshmëve, pastron shpirtin, kalit moralin, është shkolla e devotshmërisë dhe udhëzimit, ai i cili futët me sinqeritet dhe pason programin e tij me dinjitet  del duke mbajtur në duar certifikatën e devotshmërisë dhe do të jetë i suksesshëm në këtë botë si dhe në botën tjetër.

All-llahu i Lartësuar në librin e tij ka zbritur shumë citate të qarta të cilët nxisim njeriun për të agjëruar me qëllim që të afrohet tek All-llahu si dhe sqarojnë dobitë dhe vlerën e agjërimit.

All-llahu i Madhëruar thotë:  "Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit." [ Bekare: 184].

"Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat, durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë Allahun me zemër e me gojë, pikërisht për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh." [El Ahzab 35].

Njashtu i Dërguari i All-llahut në shumë thënie të tij të sakta ka treguar mbi vlerën e agjërimit siç do ti paraqesim në vijim:

Agjërimi është mburojë që e mbron njeriun nga zjarri i xhehenemit, transmetohet nga Xhabi r.a se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

“Agjërimi është mburojë që e mbron njeriun prej zjarrit”

Agjërimi është mburojë prej mëkatit dhe epshit ngaqë siç është e njohur se agjërim e kufizon dhe ndrydh fuqinë dhe energjinë e trupit duke i qetësuar dhe dobësuar. Andaj mu për këtë shkak i Dërguari i All-llahut ka thënë: "O ju të rinj! Kushdo prej jush që ka mundësi për martesë, le të martohet, sepse kjo është mënyra më e mirë për uljen e shikimit dhe mënyra më e mirë për rruajtjen e nderit. Ndërsa kush nuk ka mundësi, atëherë të agjërojë, sepse agjërimi është ndrydhës (i epshit)."

Cekëm se agjërimi është shkak për afrim nga All-llahu dhe largim prej mëkateve dhe zjarrit të xhehenemit duke e afruar robin nga rruga e xhenetit, pra vëlla i dashur prej dobive të agjërimit është se robin e fut në xhenet dëshmi për këtë është thënie e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ku është përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Ebu Umame: O i Dërguari i Allahut! Më drejto në një vepër që më fut në Xhennet. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:

“Agjëro, sepse nuk ka vepër të ngjashëm si ai!” Pra nuk ka vepër me të cilën mund të afrohesh tek  All-llahu sikurse që është agjërimi.

Në xhenet gjendet një der e cila quhet er-Rejjan e cila është enkas për agjëruesit, pra nga kjo derë nuk do të futet askush tjetër përveç se agjëruesit. Transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Në xhenet është një derë e cila quhet er Rajjan. Nga ajo derë në ditën e gjykimit nuk do të hyjnë vetëm agjëruesit, dhe nuk hyn prej saj askush tjetër.  Thërret një thirrës:  Ku janë agjëruesit” ngrihen agjëruesit dhe hynë në xhenet.  Kur ata të hyjnë, ajo mbyllet dhe nuk hyn më askush”.

Agjërimi ndërmjetëson për agjëruesin në ditën e gjykimit argument për këtë është thënia e të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kurani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë për muslimanin në Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: O Zoti im! Unë e kam ndaluar atë nga ushqimi dhe epshet, ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Kurse Kurani do të thotë: Unë e ndalova atë nga gjumi i natës, ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Thotë: Atëherë që të dy ndërmjetësojnë.

Agjërimi është prej sebepeve më të mëdha të shlyerjes së mëkatit dhe fshirjes së gjynahut i Dërguari i All-llahut  (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: Ai i cili agjëron ramazanin me bindje dhe shpresë i shlyhen mëkatet e më hershme” Me bindje se All-llahu ia ka bërë obligim agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shpresë në shpërblimin që e ka përgatitur All-llahu për agjëruesit.

Shpërblimi i agjërimit është absolutisht i pakufizuar ngaqë agjëruesi shpërblehet pa llogari dhe pa mas. I Dërguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë “Allahu thotë: Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç Agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të”.

Njashtu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)  thotë: “Çdo punë e birit të Ademit shumëfishohet; puna e mirë i shumëfishohet prej dhjetë deri në shtatëqind. Allahu thotë: Përveç agjërimit, i cili është për mua, dhe vetëm unë shpërblej për të. Ai largohet nga epshet dhe ushqimi i tij vetëm për mua”.

Agjërimi është shkak për të qenë i lumtur në dy bota dëshmi për këtë është thëni e të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku thotë: “Agjëruesin ka dy gëzime; një gëzim kur ai bën iftar, dhe një gëzim kur të takojë Zotin e tij”.

Njashtu prej vlerave të agjërimit është se aroma e gojës së agjëruesit  tek All-llahu është më e dashur se aroma e miskut edhe pse tek shumë krijesa është e urryer dhe krijon nevrikosje. I Dërguari i All-llahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)  thotë: “Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa aroma e miskut”.

Njashtu agjërimi është shkas për ta larguar robin nga zjarri i xhehenemit fakt për këtë është thënia e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku thotë: “Kush agjëron një ditë për Hir të Allahut, Allahu do të bëjë mes tij dhe Zjarrit një hendek sa largësia mes qiellit dhe Tokës."

Këto janë disa nga dobitë e agjërimit të gjitha koto dobi dhe vlera në përgjithësi janë qëllimi final për të cilën All-llahu i Lartësuar e ka bërë obligim agjërimin. Lusim All-llahun e Lartësuar që t’i përfitojmë të gjitha këto mirësi dhe begati./Portalb/

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Komento

loading
loading
loading