Kulturë & art - Religjion

Çastet e para të ramazanit

Shumë shpejtë erdh ramazani, mysafirë që me vete mbartë shumë dhurata e bakshishe, andaj duhet të bëjmë të pamundurën që ky mysafir të jetë i kënaqur me ne

B. A.     ( lexuar 659 herë )       21:53 20.07.2012
Shumë shpejtë erdh ramazani, mysafirë që  me vete mbartë shumë dhurata e bakshishe, andaj duhet të bëjmë të pamundurën që ky mysafir të jetë i kënaqur me ne

Shumë shpejtë erdh ramazani, mysafirë që me vete mbartë shumë dhurata e bakshishe, andaj duhet të bëjmë të pamundurën që ky mysafir të jetë i kënaqur me ne

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Shumë shpejtë erdh ramazani, mysafirë që  me vete mbartë shumë dhurata e bakshishe, andaj duhet të bëjmë të pamundurën që ky mysafir të jetë i kënaqur me ne që të fitojmë diç nga ato dhurata që i posedon, andaj duhet te rikujtojmë vetveten dhe të tjerët se bakshishin më të çmuar që e mbartë ky mysafir është xheneti i All-llahut dhe shpëtimi nga zjarri i xhehenemit.

Kaluan ditët shumë shpejte dhe unë isha në përgatitje për aktivitetet e muajit të Ramazanit  mirëpo vallë a ishe e mjaftueshme kjo përgatitje?  Apo kam pasur mundësi edhe për më shumë dhe ka pasur hapësirë edhe për më shumë.

Më bënë të frikohem fjala e All-llahut ku thotë: “ E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: “Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).”

O zotë i gjithëfuqishëm pranoj se jam vonuar...karvani ka ecur... të devotshmit ma kanë tejkaluar...mirëpo mëshira jote është gjithëpërfshirëse...faljen tënde e kërkoi...kamë hyrë në këtë muaj të bekuar ende mirë pa u përgatitur, është thënë se mënyra më e mirë për pritjen e adhurimeve është pendimi...Andaj nuk më ka ngel tjetër vetëm se të pendohem dhe të kërkoi falje për mëkatet dhe gjynahet e mia.

Gjithmonë parapërgatitja për muajin e ramazanit ka dhënë fryte dhe rezultate të dukshme në muajin e ramazanit, mirëpo vonimi në këtë vit më bëri ti ngarroi letrat të mos përgatitem ashtu siç duhet.
Fillova t’i flas vetvetes dhe t’i rregulloi veprat që ndoshta do të arrij sadopak të përfitoj nga dhuratat që i sjellë ky muaj i bekuar.

1.    All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. [Bekare 183]

Qëllimi final i agjërimit është devotshmëria, por vallë ku është devotshmëria?

Devotshmëria është në zemër? Një copë mishi nëse përmirësohet përmirësohen të gjitha gjymtyrët e trupit, e po u çrregullua  çrregullohen të gjithë gjymtyrët e trupit.

Kjo pjesë e trupit i duhet kujdes i madhe, duhet filtruar dhe pastruar nga çdo send që e dëmton, prej sendeve që më së shumti e përmirësojnë dhe e pastroj shpirtin është fjala e All-llahut. I Lartësuari thotë: “Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. [Isra 82]

2.    All-llahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme”. [Bekare 185]

Ky është muaji i Kuranit, muaj i leximit të Kuranit, namazi i teravisë dhe namazit natës nuk është vetëm se për të lexuar Kuran, pra vëllezër të nderuar këtë muaj duhet shfrytëzuar kohën duke lexuar  Kuranin dhe në të njëjtën kohë duke studiuar dhe medituar rreth këshillave dhe udhëzimeve që cekën.  All-llahu i Lartësuar ka thënë: “38:29.    (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend”. [Sad 29]

3.    All-llahu i Lartësuar thotë: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. [Bekare 186]

  Ky ajet ku i nxitë besimtarët të bëjnë dua ndërmjetëson ajetet që flasin për agjërimin që jep të kuptosh se ky muaj është muaj i lutjeve. I Dërguari i All-llahut thotë: “All-llahu i Lartësuar liron nga Zjarri prej robërve të Tij çdo ditë e çdo natë të muajit të Ramazanit. Çdo mysliman që lutet me ndonjë lutje, ajo i pranohet atij.

Veprat e mira janë të panumërta, dyert e mirësisë janë të hapura, por ata që i përmenda janë më të rëndësishme dhe më shenja me të cilët njihet ky muaj. Jemi futur në ditët e  para të këtij muaji të bekuar, fjalët janë të shumta,  gishtat po më ngatërrohen sikurse të isha edhe me këto në garë se kush do të bënë më shumë vepra të mira. /Portalb/

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Komento

loading
loading
loading