Kulturë & art - Religjion

Georgiev: Gruevski pranoi se kontesti me Greqinë nuk është ndalesa e vetme drejt BE-së

Edhe implementimi i reformave të gjyqësisë, administratës shtetërore, lirisë së mediumeve si dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit ndalojnë hyrjen e Maqedonisë në BE

J. Zh.     ( lexuar 258 herë )     Shkup 15:57 08.05.2012
Gordan Georgiev

Gordan Georgiev

"Është mirë që pas gjashtë viteve, për herë të parë para nesh kemi një listë të reformave me të vërtetë të nevojshme, e jo si tani, si reformë të plasohet dhe reklamohet çdo gjë që Qeverisë t’i kujtohet se mund të jetë reformë. Na gëzon fakti që pas gjashtë viteve edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski e pranoi edhe publikisht e vërtetoi faktin se kontesti me Greqinë nuk është ndalesa e vetme e agjendës evropiane të Maqedonisë, por edhe implementimi i reformave të gjyqësisë, administratës shtetërore, lirisë së mediumeve si dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.”, tha Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së në konferencën për shtyp e cila u mbajt sot në selinë e LSDM-së.

Ai apeloi se në qoftë se Qeveria vepron si në negociatat me SHGM-në ku dekriminalizimi për shpifje për çka afati ishte dy muaj edhe tani pas tetë muajsh ende nuk është sjellë, edhe këto afate do të mbesin vetëm dëshira të shkruara në letër, u shpreh Georgievski./Portalb

Komento

loading
loading
loading