Për qejf - Shëndet & Bukuri

Test: A jeni të fiksuar pas punës?

Për të kuptuar nëse jeni të varur nga puna, mbërriti edhe testi i parë, i publikuar nga disa shkencëtarë norvegjezë dhe anglezë në "Scandinavian Journal of Psychology"

J. Zh.     ( lexuar 391 herë )       09:10 18.05.2012
Kuptoni se a jeni të varur nga puna

Kuptoni se a jeni të varur nga puna

A jeni një person i varur nga puna? A e keni gjithnjë mendjen në zyrë apo në biznesin tuaj edhe nëse jeni duke darkuar me miqtë, jeni me pushime apo para gjumit?

Për të kuptuar nëse jeni të varur nga puna, mbërriti edhe testi i parë, i publikuar nga disa shkencëtarë norvegjezë dhe anglezë në "Scandinavian Journal of Psychology".

Shtatë pyetje- Pika e fortë e testit është thjeshtësia e tij. Mjaftojnë vetëm disa minuta për t'iu përgjigjur shtatë pyetjeve. Në këtë test shkencëtarët analizuan përgjigjet e 12 mijë të punësuarve nga 25 kompani të ndryshme.

1. Mendon shpesh se si të gjesh kohë për të punuar më shumë?
2. Të qëllon që të kalosh më shumë kohë në punë se sa kishe programuar?
3. Punon për t'u ndjerë më pak në faj, në ankth apo në stres apo për të çliruar ndjenjën e paaftësisë?
4. Të tjerët të kanë thënë që duhet të punosh më pak, por ti asnjëherë nuk i ke dëgjuar?
5. Ndihesh në stres nëse për ndonjë arsye nuk mund të punosh?
6. Për shkak të punës vendos gjithnjë në plan të dytë hobet e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike?
7. Punon kaq shumë sa kjo po kompromenton edhe gjendjen tënde ose shëndetin tënd?

Secilës prej këtyre pyetjeve mund t'i jepet përgjigjja: Kurrë, rrallë, disa herë, shpesh ose gjithnjë. Nëse të paktën katër prej këtyre pyetjeve i je përgjigjur: "Gjithnjë", atëherë, po, TI JE NJË PERSON I VARUR NGA PUNA./Portalb

Komento

loading
loading
loading