Për qejf - Jo-konvencionale

Mendoi se do të vdiste, shpenzoi të gjitha paratë dhe – bankrotoi

Një burrë nga Zelanda e Re, i cili mori vesh se ka vetëm disa muaj jetë, vendosi të jetojë me “tërë shpejtësinë” deri në vdekje

N. A.     ( lexuar 504 herë )       08:42 21.06.2012
Kundër spitalit që ia caktuar diagnozën, është ngritur aktpadi

Kundër spitalit që ia caktuar diagnozën, është ngritur aktpadi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Një burrë nga Zelanda e Re, i cili mori vesh se ka vetëm disa muaj jetë, vendosi të jetojë me “tërë shpejtësinë” deri në vdekje, por disa muaj më pas mori vesh se mjekët kishin gabuar e ai tashmë kishte bankrotuar, transmetojnë medie britanike.

Franc nuk kurseu sepse mendonte të kishte kancer dhe se do të dhe se do të vdiste brenda gjashtë muajsh.
Franc (69 vjeçar), i cili nuk deshi të tregonte mbiemrin për medie me bashkëshorten e vet Vilma (65) kishte vendosur që të mos kursente asgjë pasi që nuk kishte çfarë të humbiste. Ai udhëtoi nëpër Australi e Fixhi e pastaj e shiti edhe shtëpinë dhe nisi të shpenzonte paratë.

Franc me bashkëshorten shkonte nëpër darka të shtrenjta, shëtitje dhe udhëtime. Ai kishte edhe një punëtori me shumë allate në Ockland dhe të gjitha pothuaj i fali me një çmim prej 30.000 dollarësh.
Ai sërish nisi të pijë kafe e duhan sapo mori vesh të kishte kancer.

Ndërsa gjatë një kontrollimi te mjekët iu tha se ishte gabuar dhe nuk kishte kancer.
Franc ishet gëzuar shumë për të laj, por i humbi krejtësisht humori pasi që ai tashmë kishte bankrotuar.

”Se nuk do të vdes është lajm i mirë, por me kartela i kam shpenzuar rreth 80.000 dollarë dhe tani kemi bankrotuar.

Kundër spitalit që ia caktuar diagnozën, është ngritur aktpadi. /portalb/

Komento

loading
loading
loading