Për qejf - Jo-konvencionale

Rrathët misterioz që u paraqitën në Itali para tërmetit

Në qytezën Braqan të Italisë, në muajin e shkuar u shfaq një rreth misterioz në një grunishtë, para se të ndodhte zënia e Diellit, bën të ditur “Discovery News”

J. Zh.     ( lexuar 711 herë )     Itali 13:38 15.06.2012
Rrathët misteriozë në Itali

Rrathët misteriozë në Itali

Në qytezën Braqan të Italisë, në muajin e shkuar u shfaq një rreth misterioz në një grunishtë, para se të ndodhte zënia e Diellit, bën të ditur  “Discovery News”.

Spiralen rrethore në fushën me grurë e kishte vënë re një grua, të cilën e kishte zgjuar tërmeti më 20 maj.

Rrethi ka tërhequr vëmendjen e “cereologëve”, ekspertëve të vetëquajtur për këso dukurish.

Disa sish konsiderojnë se ky rreth me gjurmë spirale nuk është shfaqur rastësisht pikërisht në kohën e errësimit (eklipsit) dhe se simbolikisht paraqet procesin e zënies dhe të lëvizjes së Diellit e të Tokës. 

Por, zënia e paradokohshme nuk ka mundur të shihet në Itali, as në pjesën tjetër të Evropës. 

Rrathët misteriozë kohë pas kohe shfaqen nëpër livadhe, në fushat me grurë, misërishte, në fushat me thekër anembanë botës, por më së shpeshti në Angli./Portalb

Komento

loading
loading
loading