Për qejf - Jo-konvencionale

Autostrada e zhdukjes së vajzave

E pagëzuar me emrin “autostrada e lotëve”, një rrugë në Kanada rrezikon të hyjë në histori si një prej më të rrezikshmeve dhe misteriozeve në botë

J. Zh.     ( lexuar 348 herë )       10:09 11.06.2012
Autostrada e vdekjes

Autostrada e vdekjes

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

E pagëzuar me emrin “autostrada e lotëve”, një rrugë në Kanada rrezikon të hyjë në histori si një prej më të rrezikshmeve dhe misteriozeve në botë, pasi më shumë se 50 gra janë zhdukur duke udhëtuar në të në 30 vitet e fundit. 

Sipas të gjitha gjasave, në autostradën numër 16, që përshkron rrugën nga Princi Xhorxh në Princ Rupert, në Kolumbian Britanike, fshihet një vrasës serial, i vendosur në gjuetinë e grave të reja.

Pavarësisht hetimeve të shumta që janë bërë për këto zhdukje enigmatike, policia nuk ka arritur kurrë të identifikojë një të dyshuar.

Së fundmi, 20-vjeçarja Madison Scott humbi në rrugën famëkeqe në datën 28 maj 2011, pasi ishte pjesëmarrëse në një festë. 

Policia arriti të lokalizonte mjetin e saj në një zonë pyjore, por asnjë shenjë nga Scott nuk u identifikua dhe asnjë informatë nuk ka qarkulluar, ndonëse është ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për këtë.

Zyrtarisht, për policinë kanë humbur në këtë rrugë 18 vajza në pothuajse tre dekada, por banorët vendas janë në gjendje të identifikojnë të paktën 43 raste.
Sipas hetimeve, të paktët tetë rrëmbime dhe zhdukje kanë qenë identikë dhe kjo bën të besohet se është dora e një individi të vetëm./Portalb

Komento

loading
loading
loading