Për qejf - Yje

Yjet shqiptare, shikoni kush ka bërë më shumë operacione plastike!

Në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare

J. Zh.     ( lexuar 1322 herë )       15:19 13.08.2012
Yjet shqiptare dhe operacionet e tyre plastike

Yjet shqiptare dhe operacionet e tyre plastike

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Ato janë të bukura, të suksesshme dhe të famshme. Pamja e tyre përherë të befason. Të qenit në formë dhe sidomos lufta ndaj plakjes nuk është një fenomen shqiptar. Në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare. Megjithëse mund të themi se jo përherë rezultati ka qenë ai që ndoshta ato dëshironin. Disa prej tyre janë penduar, si p.sh. Dafina Zeqiri për gjoksin, që prapë nuk i rri bukur; apo buzët e Adelina Ismajlit, që shumë prej fansave të saj u duken të ekzagjeruara.

Rozana Radi

Gjoksi i Rozana Radit u shumëkomentua, pasi foto topless të saj një vit më parë përfunduan në faqet e para të gazetave. Këngëtarja Radi në fakt nuk e ka mohuar asnjëherë zmadhimin e gjoksit, madje ajo deklaroi publikisht se shuma që ka paguar për këtë operacion është rreth 3500 euro. Ajo që mund të themi është se Rozi ka ditur të bëjë ndërhyrjen e duhur, pasi gjoksi i saj është pëlqyer thuajse nga të gjithë.

Adelina Ismajli

Për një fizik dhe portret sa më sensual, bisturisë i është nënshtruar edhe këngëtarja tashmë e njohur në Ballkan dhe Europë, Adelina Ismajli. Ajo ka fryrë dukshëm buzët, por edhe gjoksin, i cili tashmë është më i bollshëm se disa vite më parë. Megjithatë, duket se buzët e Adelinës kanë dalë disi nga moda. Fryrja e tepërt e tyre duket se nuk po u pëlqen dhe aq adhuruesve të saj, edhe pse Adelina çdo vit e më tepër shfaqet në një superformë.

Dafina Zeqiri

Të njëjtën ndërhyrje si Rozana Radi dhe shumë këngëtare të tjera ka bërë edhe Dafina Zeqiri, por silikoni në gjoks nuk ka rezultuar me fat për këngëtaren, e cila pas operacionit ka marrë mjaft kritika nga mediat. Ndërsa ka deklaruar se operacionin e kishte bërë vetëm e vetëm për t’u bërë qejfin fansave, këta të fundit janë shprehur të pakënaqur, pasi forma e gjoksit të ri të Dafinës lë shumë për të dëshiruar, edhe pse ajo ka bërë një ndërhyrje të dytë për të riparuar ndërhyrjen e parë, e cila sërish ka rezultuar pa sukses.

Greta Koçi

Edhe Greta Koçi nuk i ka rezistuar dot trendy-t të botoxit, që kohët e fundit është përhapur në masë mes personazheve publikë. Greta flitet se ka bërë buzët dhe mollëzat e faqeve. Megjithatë, vetë ajo nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Për të parë këto ndërhyrje mjafton të krahasosh imazhet e fotografive ndër vite, ndryshimet duken qartë.

Çiljeta Xhilaga

Çiljeta Xhilaga kohë më parë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar hundën. Ky operacion është i vetmi që ka bërë këngëtarja. Ndërkohë ajo është folur për ndërhyrje për të zvogëluar gjoksin apo për të zmadhuar vithet, po asnjë nga këta zëra nuk ka qenë i saktë. Çiljeta vazhdon të ketë po të njëjtat forma.

Alberie Hadërgjonaj

Ajo duket si 25 vjeç edhe pse këtë datëlindje vetë Albërie Hadërgjonaj “nuk e mban mend” kur e ka festuar. Këngëtarja nga Kosova thuhet se ka bërë disa ndërhyrje me botox, duke filluar që nga buzët, mollëzat, hunda etj. Edhe pse i ka mohuar, ndërhyrjet janë të dukshme. Pavarësisht shmangies së rrudhave, sërish mund të themi se Albëries i mungon natyraliteti i dikurshëm, të cilin as falë botoxit nuk e ka rifituar.

Orinda Huta

Shumë pak është folur për hundën e re të këngëtares Orinda Huta, kjo ndoshta sepse Orinda e ka bërë këtë ndërhyrje shumë kohë më parë, menjëherë pasi kishte hyrë në botën e muzikës. Megjithatë, askush nuk mund ta mohojë se portreti i përkryer i Orindës është falë syve të bukur që ka dhe… falë operacionit në hundë.

Genta Ismajli

Hunda ka qenë një ndër problemet e këngëtares nga Kosova, Genta Ismajli, e cila i është nënshtruar një ndërhyrjeje të tillë, duke e zvogëluar. Megjithatë, mund të themi se ajo është më afër natyralitetit, pasi zvogëlimi i hundës është e vetmja ndërhyrje që ajo ka bërë. Urojmë që të jetë edhe e fundit!

Alketa Vejsiu

Thonë që i vështirë është vetëm fillimi dhe mesa duket i tillë ka qenë edhe për Alketa Vejsiun. Nga bukuroshja 16-vjeçare e ekranit nuk kujtojmë thuajse asgjë, pasi fytyra e Alketës ka ndryshuar totalisht. Megjithatë, sytë e saj nuk e kanë humbur shkëlqimin. Moderatorja, tashmë producente e spektaklit “X Factor”, ka zvogëluar hundën vite më parë dhe për një kohë relativisht të shkurtër e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion. Pas bujës që bëri “hunda e re” e Alketës në prezantimin e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, prezantuesja nuk ngurroi të fliste për këtë ndërhyrje. Pas saj, Alketa thuhet se i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera në buzë, mollëza etj.

Sonila Meço

Edhe Sonila Meço i është nënshtruar disa ndërhyrjeve në fytyrë, duke nisur që nga hunda, për të vazhduar me buzët dhe mollëzat. Për këtë fakt Sonila nuk ka preferuar asnjëherë të bëjë komente. Megjithatë, duhet thënë se edhe pasi është bërë nënë, format e saj trupore janë mjaft të mira. Ndonjëherë pak rregullim nuk bën dhe aq dëm.

Bleona Qereti

Mesa duket hunda është një ndër problemet kryesore të personazheve publikë shqiptarë. Riparimit të saj nuk i ka shpëtuar as Bleona Qereti, e cila vite më parë ka bërë këtë ndërhyrje. Ndryshe nga këngëtaret e tjera që e kanë mohuar ndërhyrjen, Bleona nuk ka zgjedhur heshtjen. Edhe pse është komentuar shumë për këtë operacion, këngëtarja shqiptare nuk e ka mohuar asnjëherë këtë fakt.

Zajmina Vasjari

Një gjoks të ri dhe i përkryer, kjo ka qenë gjithçka ka dashur Zajmina Vasjari para shumë vitesh. Këngëtarja shqiptare ka qenë ndër të parat që, edhe pse në një moshë të re, ka zmadhuar përmasat e gjoksit të saj, duke u bërë kështu një ndër femrat më të bukura të tregut muzikor. Megjithatë, gjoksi i Zajminës ka qëlluar me një “defekt”, pasi njëri duket më i madh se tjetri. E akuzuar shpesh edhe për operacione të tjera, Zajmina ka pranuar se ka bërë ndërhyrje vetëm tek gjoksi./Portalb

Komento

loading
loading
loading