Për qejf - Yje

Burimi nga Shkupi kërcen me Rihannën! FOTO

Pas turit të Rihannës, mediat në Zvicër i kanë dhënë një hapësirë të konsiderushme djalit shqiptar duke e konsideruar si një yll

E. Z     ( lexuar 922 herë )       21:16 08.07.2012
Burimi duke kërcyer me Rihanna

Burimi duke kërcyer me Rihanna

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Burim Jusufi, një djalosh nga Shkupi ka pasur rastin të takojë për së afërmi dhe madje të kërcejë me pop yllin botëror, Rihanna.

Ai ka 20 vite që jeton në Zvicër me familjen e tij, ndërsa si profesion ka kërcimin profesional me të cilin merret në Basel të Zvicrës.

Kishte udhëtuar fillimisht drejt Las Vegasit për disa ditë pushimi, ndërsa më pas kishte shkuar në Nju Jork ku rastësisht shfaqet në një audicion ku janë përzgjedhur kërcimtarët e koncerteve të Rihanës në Australi, transmeton Panorama.

Në një konkurrencë tepër të ashpër, Burimi arrin të fitojë vendin e kërcimtarit kryesor të turneut, duke qenë gjithmonë pranë këngëtares së njohur, ndërsa këtë e ka bërë falë talentit dhe pamjes së tij të bukur.

Pas turit të Rihannës, mediat në Zvicër i kanë dhënë një hapësirë të konsiderushme djalit shqiptar duke e konsideruar si një yll. Ndërkaq, Alsat-M ka bërë një intervistë me të, shikoni më poshtë videon. /portalb

Komento

loading
loading
loading