Për qejf - Yje

Casillas fton në dasëm më shumë lojtarë të Barcës se të Realit

Futbollisti i njohur spanjoll Iker Casillas do të kurorëzojë në martesë muajin e ardhshëm lidhjen e tij me moderatoren Sara Carbonero

J. Zh.     ( lexuar 536 herë )       21:33 13.05.2012
Casillas dhe e dashura e tij

Casillas dhe e dashura e tij

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Futbollisti i njohur spanjoll Iker Casillas do të kurorëzojë në martesë muajin e ardhshëm lidhjen e tij me moderatoren Sara Carbonero. Në listën e të ftuarve futbollisti ka vendosur tre lojtarë nga Real Madrid, ndërsa katër nga rivalët e Barcelonës.

Sipas revistës Lecturas të ftuar në ceremoninë e tyre martesore do të jenë më shumë lojtarë të Barcelonës sesa të Real Madritit. Nga ekipi i Barcelonës Casillas ka ftuar dasmë Carles Puyolin, Xavi Hernandezin, Andres Iniestan dhe Cesc Fabregasin ndërsa nga ekipi ku ai luan aktualisht janë ftuar vetëm Sergio Ramosin, Xabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan.

Ky veprim i futbollistit të njohur ka çuditur një pjesë të madhe të tifozëve. /Portalb/

 

Komento

loading
loading
loading