Maqedoni - Lajme

BDI: Jo iftare të shtrenjta, paratë në humanitet

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të lënë mënjanë praktikën e iftareve të shtrenjta, ndërsa paratë të jepen në qëllime humanitare

B. A.     ( lexuar 634 herë )       17:15 31.07.2012
Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të lënë mënjanë praktikën e iftareve të shtrenjta, ndërsa paratë të jepen në qëllime humanitare

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të lënë mënjanë praktikën e iftareve të shtrenjta, ndërsa paratë të jepen në qëllime humanitare

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të lënë mënjanë praktikën e iftareve të shtrenjta, ndërsa paratë të jepen në qëllime humanitare, si shenjë solidariteti me shtresat sociale të shoqërisë në Muajin e bekuar të Ramazanit.

Përmes një kumtese sot BDI ka bërë të ditur se mu për këtë qëllim është edhe vendimi i kryetarit të partisë, z. Ali Ahmeti, i cili sivjet, në vend që për iftar, të cilin e shtron tradicionalisht për funksionarët e vet më të lartë, mjetet e dedikuara për këtë qëllim do t’i destinojë për arsimimin e studentëve dhe nxënësve të familjeve ekonomikisht të rrezikuara.

“Organizimi i iftareve solemne dhe të begatshme u shndërrua në një dukuri që po na largon nga qëllimet tona sociale-altruiste, që janë thellë të ngulitura edhe në strukturën religjioze të fesë sonë. Ky hap u ndërmor nga shkaku se arsimi mbetet imperativ në këto synime hyjnore. Përvetësimi i dijenisë është obligim i secilit besimtar, mashkull apo femër, thuhet në traditën tonë shpirtërore” –thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ky hap i Bashkimit Demokratik për Integrim vjen pas kritikave të Portalb për darkën e shtrenjtë në Aleksandar Palace ku morri pjesë Gruevski dhe funksionarë tjerë qeveritarë./portalb/
 

Komento

loading
loading
loading