Vazhdojnë përplasjet mes partisë së Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe asaj të Rufi Osmanit, Rilindja Demokratike Kombëtare. Kjo e fundit i kundërpërgjigjet BDI-së e cila dje tha që RDK është parti minorene dhe e ka akuzuar atë për përçarje të votës shqiptare.
“Politikat korruptive dhe jorezultative të BDI-së në dhjetë vitet e fundit janë shkaku kryesor që i ka zhgënjyer mbi 60% të elektoratit shqiptarë dhe që i ka bërë ata të mos dalin fare në votime, duke bërë që shqiptarët të humbin peshën e përfaqësimit të tyre politike në institucionet e vendit” shkruhet në reagimin e RDK-së.
Sipas kësaj partie, humbja e deputeteve shqiptarë shkon në konton politike të BDI-së sepse është pikërisht kjo parti e cila pa analiza të mirëfillta ra dakord që të zgjidhen edhe tre deputetë të diasporës pa bërë përgatitjen më minimale të kurbetxhinjëve shqiptarë si dhe mbajti zgjedhjet kur afër 40% i elektoratit shqiptar nuk ishin në vendlindje.
“Akuzoni me mendësinë tuaj marksiste leniniste për gjoja përçarje ndërsa edhe në këtë rast nuk thoni të vërteten që e din populli shqiptarë se ishte pikërisht RDK-ja që ofronte bashkëpunimin etnik shqiptarë dhe bërjen e grupit të përbashkët të deputeteve në parlamentin e Maqedonisë , propozim te cilin e injoruat sepse nuk binte dakord partneri juaj i koalicionit VMRO-DPMNE” shkruhet në reagimin e RDK-së.
Shqetësimet e RDK-së janë gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve që sipas tyre janë katandisur si mos më keq nga mosdija juridike dhe politike e BDI-së.
“BDI e ka përqendruar angazhimin në inkuadrimin në radhët e saj të Kole Diamantit dhe Llazar Elenovskit duke argumentuar kështu tezën e maqedonasëve se ,,gjoja shqiptarët nuk paskan kuadër cilësor ,, përkundër faktit që kanë me dhjetëra doktorë dhe magjistra te shkencave te diplomuar ne Universitetet me renome ndërkombëtare. RDK shpreh keqardhjen e thellë që mjerimi i përfaqësimit të të drejtave të shqiptarëve është pasojë e mosdijes juridike dhe politike të BDI-së , kulmi i së cilës është e ashtuquajtura ”Marrëveshja e Majit” në vitin 2008 në mes Kryetarit të BDI-së dhe Kryetarit te VMRO-së, të cilën marreveshje nuk e ka parë dhe nuk e ka lexuar askush në Maqedoni dhe më gjërë. Katër vite më parë u tha se kjo marrëveshje do të zgjidhte statusin e pazgjidhur për njëmbëdhjetë vjet të ish-luftëtarëve të UÇK-së, mbi gjakun e derdhur dhe plagët ende të pashëruara të të cilëve zyrtarët e korruptuar të BDI-së janë pasuruar duke qenë pjesë e tenderomanisë së Vmro-së” shkruhet në reagimin e RDK-së.
Sipas kësaj partie, BDI duke qenë përkrahës të verbër të tenderomanisë së Vmro-së do të mbajë përgjegjësinë historike që kjo tenderomani legjitimohet edhe nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve. shpërngulje masive të të rinjeve shqiptare nga tokat shqiptare autoktone.
“Jeni me komplekse dhe përçarës ju politikanet e emigracionit marksist-leninist që kishit një objektiv të ktheheni në vendlindje pas 20 vitesh me çmimin që në vendin tuaj në emigracion të dërgoni pjesën më të madhe të popullit shqiptarë, për të cilën politikë shpopullëzuese historia politike e shqiptarëve do ju jep dënimin e merituar politik dhe kombëtar ngjashëm si edhe ideologëve tuaj” përfundon reagimi i RDK-së. /portalb
Komento