Maqedoni - Lajme

Vjen PYKA një SYRIZA e Maqedonisë?

Ky koalicion përbëhet nga asociacione dhe intelektualë të vendit të cilët idenë e kanë që në formë të një lëvizjeje qytetare të luftojnë për të drejtat e qytetarëve

E. Z     ( lexuar 1663 herë )     Maqedoni 20:02 24.06.2012
Në publik së shpejti do të del Koalicioni PYKA

Në publik së shpejti do të del Koalicioni PYKA

Mbrëmë janë takuar me dhjetra organizata joqeveritare dhe asociacione për të planifikuar hapat e tyre të mëtejshëm në kuadër të forrmimit të një kolacioni të quajtur PYKA.  Ky koalicion përbëhet nga asociacione dhe intelektualë të vendit të cilët idenë e kanë që në formë të një lëvizjeje qytetare të luftojnë për të drejtat e qytetarëve ndërsa më vonë mund të bëhen dhe aktorë politikë që do ti përfaqësojë ato edhe institucionalisht.

“Do të funksionojmë si SYRIZA e Greqisë” thanë për Portalb përfaqësuesit e kësaj lëvizje që deri në themelimin formal të tyre, kur edhe do të dalin me zgjidhje konkrete për situatën në Maqedoni që sipas tyre është tejet e rënduar. Ato thonë se kanë mbështetjen e fortë të ndërkombëtarëve.

“Disa nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend janë të gatshëm për të mbështetur idenë për formimin e një lëvizjeje apo partie me bazë qytetare e cila ka orientim pro-evropian e përbërë nga shqiptar, maqedonas e të tjerë, që do ti japin një energji të re skenës publike në vend. Sidomos për të plotësuar boshllëkun e përfaqësimit politik në shumë nivele në Maqedoni. Ato do të luftojnë dhe për zgjidhje të çështjeve të hapura shqiptare që të cilat kanë mbetur pezull nga partitë aktuale shqiptare për njëzet vite me radhë” thonë për Portalb përfaqësuesit e PYKA.

Intelektualët për qëllim kanë dhënien e kontributit intelektual për ritheksim të disa vlerave bazike demokratike në Maqedoni duke u nisur nga sundimi i së drejtës dhe shteti ligjor, lirisë e shprehjes dhe të menduarit realizimit të së drejtave politike, sociale dhe kulturore të njeriut dhe të tjera. 

“Vetë Maqedonia është një lloj pyke, apo si nyje në Ballkan me çështje të hapura. Pikërisht dhe për këtë zgjodhëm dhe emrin punues PYKA, sikur ajo çan drurin ashtu dhe ne do të çajmë  të keqen politike në vend” thotë për Portalb një përfaqësues i Pyka-s.

Koalicioni PYKA veprimtarinë e saj do ta fokuson në tre shtylla kyçe:  Reforma politike,  Barabarësi ekonomike dhe Zhvillim socio-kulturor. 

PYKA do të organizojë tribuna dhe debate për çështje të rëndësishme shoqërore, iniciativa të ndryshme që do të kontribuojnë në demokratizimin dhe ngritjen e shoqërisë sonë si dhe do të ofroj solucione dhe ide për zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët. Koalicioni  ka për qëllim të krijojë platformë të qëndrueshme, publikisht vizibile, dhe faktor me ndikim shoqëror e politik, pjesëmarrës proaktiv në shoqëri që do kontribuoj për demokratizimin e shoqërisë na Maqedoni.

Intenca e PYKA është që ajo të jet një koalicion inkluziv, përfshirës i llojllojshëm dhe nismë autentike nga shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të vendit.

Deklarata themeluese interne, dokument ky të cilin e siguroi Portalb që dje, paraqet një analizë dhe identifikim i mirëfilltë i fushave shoqëroro-kulturore e që kërkojnë zgjidhje në Maqedoni. /Portalb

Komento

loading
loading
loading