Maqedoni - Lajme

Me Smart telefona, u ikni gjobave në komunikacion

MPB prezantoi aplikimin, Kujdes radar! Qytetarët që kanë telefona Smart (të mençur) do të mund të informohen se ku mund të ketë radarë kontrollues, të tjerëve u ngelet të paguajnë gjoba

R. P.     ( lexuar 700 herë )     Shkup 14:53 09.05.2012
Me Smart telefona, u ikni gjobave në komunikacion

Me Smart telefona, u ikni gjobave në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të fillimit të punës së radarëve nëpër rrugët e Maqedonisë, promovoi sot aplikimin "Kujdes radar" për telefonat smart që do ti paralajmërojnë vozitës për ta ulur shpejtësinë.

"Aplikimin MPB e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e administratës publike dhe shoqërisë së Informacionit", tha Jankullovska, e cila shtoi se qëllimi i policisë është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për komunikacion më të sigurtë.

“Prezantimi i sotëm “Kujdes radar” vërteton se bëjmë mundime maksimale të sigurojmë komunikacion sa është e mundur më të sigurtë. Qëllimi ynë primar nuk është t’i gjobitim qytetarët, por qëllimi ështëqë përmes veprimit preventiv t'i parandalojmë dhe të shkaktojmë zgjuarsi dhe vetëdije për sjellje me përgjegjësi në komunikacion”, tha Jankullovska. 

Ministri i Administratës Publike dhe Shoqërisë së Informacionit Ivo Ivanovski tha se aplikimi është lehtë i përdorueshëm. 

“Aplikimi përbëhet nga disa funksionalitete të thjeshta për përdorim: Pasqyrë të hartës në të cilën me ndihmën e GPS tregohet pozita aktuale e shfrytëzuesit dhe të gjitha vende ku do të ketë aparat radar; pasqyrë të të gjithë radarëve që janë në afërsi të shënuara me tri ngjyra të ndryshme: e kuqe kur shfrytëzuesi është 100 metra afër radarit, e verdhë kur shfrytëzuesi është në 250 metra afër radarit dhe e gjelbër kur është më shumë se 400 metra nga radari”, deklaroi Ivanovski.

Ky aplikim është për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që përdorin smart telefonë (Android dhe iPhone).

Për shfrytëzuesit e smart telefonëve me Android ky aplikacion do të jetë në dispozicion në tregun e Android-it për 24 orë, ndërsa për iPhone në App store do të mund të shkarkohet gjatë pesë ditëve të ardhshme. /Portalb/

Komento

loading
loading
loading