Maqedoni - Lajme

Protesta anti 'Monstrum' përfundoi me sulm ndaj komunës Çair

Protesta që filloi në mënyrë paqësore ka eskaluar para komunës së Çairit. Moto e protestës ishte: 'Jemi myslimanë, jo terroristë'

N. V.     ( lexuar 5083 herë )     Shkup 14:08 04.05.2012
Protesta u organizua në rrjetet sociale dhe nuk kishte organizatorë

Protesta u organizua në rrjetet sociale dhe nuk kishte organizatorë

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

15.55 Shpërndahen protestuesit

Pasi goditën komunën e Çairit me gurë, protestuesit kërkuan nga kryetari i komunës, Izet Mexhiti që të dalë dhe të prononcohet. Pasi nuk doli askush me deklaratë, policia u tha që në godinë ka vetëm punonjës të komunës, me çka urdhëroi të nd;rprerjen e goditjeve me gurë.

Protestuesit u shpërndanë të qetë.

--------------------------------------------------------------------------------------------  

15.21 Incident para godinës së komunës së Çairit

Një grup protestuesish kanë hedhur gurrë ndaj ndërtesës së komunës Çair me çrast janë thyer shumë xhame të pjesës së përparme të godinës. Ata kanë ftuar kryetarin e komunës të dalë para tyre, dhe ndaj tij kanë drejtuar fjalë fyese. Një përfaqësues i komunës ka dal para protestuesve, por ai nuk është lejuar të flet. Situata edhe më tej mbetet e tensionuar.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

15.08 Prostestuesit arritën para godinës së komunës së Çairit. Afro 1 mijë protestues që janë ndarë nga grupi prej mbi 12 mijë protestuesish që protestuan para gjykatave dhe qeverisë kanë arritur para godinës së komunës së vetme urbane shqiptare në Shkup, asaj të Çairit.

Gjatë rrugëtimit të tyre nuk është shënuar ndonjë incident, nuk dihet arsyeja se pse protestohet para komunës së Çairit.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

14.55 Lajmi më i ri, protestuesit janë nisur drejt godinës së komunës Çair. Masa e tubuar e cila u largua nga godina e qeverisë e bashkuar po vazhdon protestën në drejtim të komunës së Çairit, nuk dihen asryet se pse kanë zgjedhur të protestojnë para godinës së Çairit. Rikujtojmë se protesta nuk ka organizatorë.

Njëri nga protestuesit për Portalb deklaroi se ka ardhë të protestoj në mbështetje të të arestuarve, të cilët i vlerëson si të pafajshëm.

'Kemi dalur të dëshmojmë se nuk jemi as islamistë dhe as radikalista islamikë dhe as terroristë, kërkojmë nga qeveria dhe sidomos partia shqiptare në pushtet që të na heq këtë njollë të keqe, se pse askujt nuk i kemi bërë asgjë', tha një protestues.

'Unë dola në përkrahje të të arestuarve, i njoh personalisht dhe ata nuk kanë bërë krime, nuk besoj se kjo protestë do të ndihmojë në lirimin e tyre, por të paktën të tregojmë se i mbështesim', tha për Portalb një tjetër protestues.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

14.35 Përfundoi protesta para qeverisë. Protestuesit u shpërndanë në mënyrë paqësore dhe janë drejtuar kah qendra tregtare Mavrovasja. Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

13.55 Mijëra protestues shqiptarë arritën para godinës së qeverisë. Brohorisin 'poshtë qeveria', 'pse fshiheni', 'pse nuk dilni para popullit',  'Gruevski terrorist' , 'Jankullovska terroriste'. Protestuesit kanë përdorur fajlë fyese për funksionarët shqiptarë në qeveri. Protesta është duke vazhduar para qeverisë.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

13.30 Ashtu siç raportuam dje, protesta që u paralajmërua dje në rrjetet sociale filloi në kohën e paralajmëruar. Menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë, nga xhamia e Jahja pashës në Shkup, mijëra besimtarë mes të cilëve shumë të ri dhe gra nisën marshin protestues drejt Kompleksit të gjykatave në qendër të Shkupit. 

Por, protestuesit nuk kanë ndaluar para gjykatave, por janë drejtuar para qeverisë.
Të njëjtëve iu bashkëngjitën edhe protestues të cilët ishin mbledhur spontanisht në Çarshinë e vjetër në Shkup. Parullat më të shpeshta që brohorsin protestuesit janë ‘Stop rasteve të montuara’, 'Nuk jemi teroristë', ‘Kush nuk del është tradhëtar’ dhe ‘Zoti është më i madhi’.

Protestat nuk kanë organizator, protestuesit për Portalb deklarojnë se janë mbledhur spontanisht dhe se duan që në mënyrë paqësore të protestojnë kundër mënyrës se si u zbatuar aksioni policor Monstrum.

Protestuesit apelojnë deri te masa e tubuar që të protestojë në mënyrë të qetë, dhe me dinjitet. 

Edhe pse protesta nuk është lajmëruar në polici, dhe nuk ka organizator policia është në afërsi të protestuesve dhe po ndjek protestën.

Ekipi i Portalb-it  po përcjell protestën dhe me informacione të reja do të informojmë në minutat në vijim.

/Portalb/

Komento

loading
loading
loading