Maqedoni - Lajme

Rritet numri i familjeve dibrane që nuk kanë të holla as për bukë

Kuzhina popullore ka tre vite qё ushqen njëqind familje me gjendje tё rёndё sociale

Arbana Qormemeti     ( lexuar 398 herë )     Dibër 14:12 10.05.2013
Dibra

Dibra

100 familje dibrane qё janё nё situatё tё rёndё ekonomike dhe sociale,ushqimin ditor e marrin nga ‘Kuzhina popullore’, njёra  nga tridhjetë kuzhinat e hapura nё shtet nga ana e Ministrisё pёr punё dhe politikё sociale. 

Kuzhina popullore ka pesë vite qё ushqen njëqind familje me gjendje tё rёndё sociale. Pёr ata deri diku zbuten problemet sepse nё mёngjes të paktën nuk mёrziten se kanë të hanë pёr drekё.

“Bёjmё ushqime tё ndryshme, patate,kofsha me specialitetin dibran-birjan,peshk me pire,spageta, makarona me mish, supё” numëron Kujtime Qormemeti, kuzhiniere e Kuzhinёs popullore ushqimet që gatuhen në këtë vend.

Ata qё ushqehen nga këto kuzhina, në mungesë të  kushteve normale, thonё se janё tё kёnaqur. Nё familjet e tyre  nuk kanё asnjё tё punёsuar, ndёrsa me ndihma sociale ёshtё e vёshtirё tё jetohet.

“Me hapjen e kuzhinёs sё paku sigurojmё hajen tonё” thonё ata.

Numri i atyre qё duan tё jenё nё evidentimin e Kuzhinёs popullore ёshtё tejet i madh, pohojnё nё Qendrёn ndёrkomunale pёr punё sociale. Pёr kёtё shkak ёshtё dorёzuar kёrkesё nё Ministrinё pёr punё dhe politikё sociale pёr tё siguruar tё holla pёr numёr edhe mё tё madh tё shfrytёzuesve nё kuzhinёn popullore.

Gjithsesi se numri i madh i të interesuarve, është tregues për gjendjen e vështirë sociale të banorëve të Dibrës. /Portalb

Komento

loading
loading
loading