Maqedoni - Lajme

(Foto) Aksidentohet Ruhi Bakiu, dyshon për aksident të inskenuar

Sipas Bakiut deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e ndjekjes nga persona të panjohur që kanë vëzhguar lëvizjet e tij para aksidentit dhe gjatë shkuarje për në Shkup.

S Z     ( lexuar 1797 herë )     Tetovë 10:50 04.03.2013
Ruhi Bakiu

Ruhi Bakiu

Vazhdon ndjekja e ish anëtarit të komisionit rregullator energjetikë të Maqedonisë Ruhi Bakiu. Ai mbrëmë ka pësuar një aksidentit automobilistik në magjistralen  Shkup-Tetovë duke marrë lëndime trupore. 

Sipas Bakiut deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e  ndjekjes nga persona të panjohur që kanë vëzhguar lëvizjet e tij para aksidentit dhe gjatë shkuarje për në Shkup. 

“Unë kam qen i  ndjekur nga vetura të ndryshme dhe me targa të ndryshme, akoma nuk i di arsyet pse jam duke u ndjekur por dyshoj se mos jam duke u ndjekur për arsyen e iniciativës të themelimit të lëvizjes '12'. Ajo fatkeqsisht filloi para dy ditëve ndodhi sot dhe unë dyshoj se ky aksident automobilistik  mund të  jetë i inskenuar. Edhe pse ndeshja ishte shumë e madhë unë fatmirëshitë kalova me lëndime te leta” u shpreh Bakiu për Portalb.

Ndryshe Ruhi Bakiu edhe para një jave ka qenë i ndejkur dhe më pas ka pasur një ndërprerje.  

Më 16 shkurt në hyrje të Shkupit policia ka ndaluar Bakiun, ish anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. /Portalb

Komento

loading
loading
loading