Tech & Auto - Tech & Auto

Facebook paraqiti App Center, fillon shitja e aplikacioneve

Kjo qendër ka rëndësi të madhe për programerët e aplikacioneve të cilët do të munden që më lehtë t’i promovojnë dhe të arrijnë në publikun e gjërë

J. Zh.     ( lexuar 461 herë )       19:04 11.05.2012
App Center

App Center

Rrjeti shoqëror e bëri hapin logjik të ardhshëm në promovim më të mirë të një numri të madh të aplikacioneve dhe lojërave duke prezantuar App Center, shitore të aplikacioneve nëpërmet së cilës shfrytëzuesit do të kenë mundësinë të kërkojnë dhe të zbulojnë lojëra dhe aplikacione të reja me të cilat do të munden t’i spamojnë shokët e tyre.

Kjo qendër ka rëndësi të madhe për programerët e aplikacioneve të cilët do të munden që më lehtë t’i promovojnë dhe të arrijnë në publikun e gjërë. Programerët do të munden të hapin faqen e tyre në App Center me detale për aplikacionet. Facebook paralajmëron se të gjithë faqet me detale për aplikacionet e kanë patjetër të jenë në shitoren.

Risi e rëndësishme është se tani progamerët do ta kenë mundësinë për të shitur aplikacione. Kjo nuk do të jetë pagesë në kuptimin e mikrotransaksioneve brenda në lojë, por lojtarët do të munden të paguajnë një shumë të caktuar që të fitojnë qasje në aplikacion.

Edhe një risi interesante është verzioni për cellular. Kjo shitore do të jetë në dispozicion në aplikacionet e Facebook për iOS dhe Android nëpërmjet së cilës shfrytëzuesit do të munden që të zbulojnë aplikacione. Me ndryshimet e mëparshme në promovimin e aplikacioneve, tani nëse shfrytëzuesi gjen aplikacion në App Center, Facebook do t’i parapaguajë shitoret e caktuara mobile Google Play dhe Apple App Store për të shkarkuar aplikacionin.

Kjo e vendos Facebook në pozicion të shkëlqyeshëm me gjigandët Google dhe Apple pasi që programerët do të dëshirojnë ta prezantojnë aplikacionin para 900 milion shfrytëzuesve në rrjet dhe në të njejtën kohë të jenë të pranishëm në shitoret e përshtatshme./Portalb

Komento

loading
loading
loading