Tech & Auto - Tech & Auto

Hyundai prezanton gjeneratën e re të modelit Santa Fe

“Hyundai” gjeneratën e re të modelit Santa Fe, zyrtarisht e ka prezantuar në prill të këtij viti në panairin e New Yorkut, por tani është prezantuar edhe versioni për tregun e Evropës

J. Zh.     ( lexuar 306 herë )       09:37 10.07.2012
Hyundai prezanton gjeneratën e re të modelit Santa Fe

Hyundai prezanton gjeneratën e re të modelit Santa Fe

“Hyundai” gjeneratën e re të modelit Santa Fe, zyrtarisht e ka prezantuar në prill të këtij viti në panairin e New Yorkut, por tani është prezantuar edhe versioni për tregun e Evropës.

Pra, Santa Fe në Evropë do të jetë në dispozicion në versionet me 5 dhe 7 ulëse dhe me sistem të tërheqjes 2WD apo 4 WD, motorin turbo-dizel 2.2 CRDi me 197 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 421 Nm, si dhe mundësi zgjedhjeje mes transmisionit automatik dhe atij manual me 6 shpejtësi.

Santa Fe 2WD sipas të dhënave të fabrikës, do të ketë shpenzime për vozitje të kombinuar prej 5.9 l/100 km, derisa versioni 4WD harxhon 6.1 l/100 km./Portalb

Komento

loading
loading
loading