Tech & Auto - Tech & Auto

Aplikacion i ri në Facebook: Gjeni miqtë afër jush!

Pas mundësisë për ndryshimin e komenteve pas postimit të tyre, rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com tani ka shtuar edhe një funskion të ri në listën e aplikacioneve

J. Zh.     ( lexuar 378 herë )       08:59 26.06.2012
Aplikacion i ri në Facebook: Gjeni miqtë afër jush!

Aplikacion i ri në Facebook: Gjeni miqtë afër jush!

Pas mundësisë për ndryshimin e komenteve pas postimit të tyre, rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com tani ka shtuar edhe një funskion të ri në listën e aplikacioneve të saj mobile të cilën e ka quajtur ‘Find Friends Nearby’.

Siç sugjeron edhe emri, funksioni i ri në aplikacionet mobile të Facebook na mundëson t’i gjejmë miqtë tanë të cilët gjenden diku afër nesh.

Funksioni i ri i Facebook tani është në dispozicion për iOS dhe Android, ndërsa i njëjti na lejon të shohim se cilët nga miqtë tanë janë afër lokacionit tonë ekzistues.
Pavarësisht nga sistemi operativ, iOS apo Android, për tu qasur në aplikacion duhet të vizitoni menu > apps > find friend > other tools > Find Friends Nearby, ndërsa tani kjo mundësi ofrohet edhe përnes Facebook Mobile Web App./Portalb

Komento

loading
loading
loading