Tech & Auto - Tech & Auto

Televizorët Apple

Thashethemet rreth daljes në treg të televizorëve Apple po bëhen akoma e më të vërteta, bazuar në lëvizjet e fundit rreth këtij planifikimi nga kompania

M. K.     ( lexuar 190 herë )       13:30 05.06.2012
Televizorët Apple

Televizorët Apple

Lajme lidhur me temën

Thashethemet rreth daljes në treg të televizorëve Apple po bëhen akoma e më të vërteta, bazuar në lëvizjet e fundit rreth këtij planifikimi nga kompania. Apple tashmë ka një set gati, por ka munguar vetëm data e daljes së tij. Por kjo nuk ka ndaluar publikimet e shumta të bëra nga Apple rreth këtij produkti të ri, pavarësisht mungesës fizike të tij në tregun botëror.

Ueb faqja BRG thotë se burime të besueshme kanë konfirmuar, se Apple është duke planifikuar demostrimin e sistemit operativ të Apple TV në Konferencën e Zhvilluesve Botëror që do të mbahet gjatë periudhës 11-15 qershor në San Francisco. Me sa duket, sistemi i ri operativ ka karakteristika më të plota se sa versioni aktual, në kaq të përfolurin, Apple HDTV.

Apple TV besohet se do të dalë në treg në gjysmën e parë të vitit 2012, me një ekran 42×55 inç dhe një çmim afërsisht 1500$-2000$. Disa nga karakteristikat të këtij televizori janë App Store (një aplikacion që tregon të gjitha produktet e Apple), përshtatshmëria me pajisje shtesë të ngjitura më televizorin, kurse ekrani do të jetë LCD. /Portalb

Komento

loading
loading
loading